• |
ide | kryesore

Disiplina merr vendim, duke mos marrë vendim për rrahjen massive në Tirana-Vllaznia: çelet hetimi pas 6 ditësh

Sport
Vllaznia


Komisioni i Etikës dhe Disiplinës të gjithë pritshmërinë e kësaj here e kishte mbi vendimin që do të dilte për episodin e shëmtuar në futbollin e femrave me rrahjen masive të ndodhur në kryendeshjen Tirana-Vllaznia. E pra vendimi me të cilin ka dalë Disiplinori ka qenë duke mos marrë asnjë vendim, por duke njoftuar çeljen e hetimeve. E pakuptueshme, në fakt, duke qenë se ngjarja ka ndodhur 6 ditë më parë dhe hetimet tani duhet të kishin dhënë konkluzionin e tyre.

Ndeshja që vendoste shumë për titullin, u braktis për shkak të një sherri masiv në fushën e lojës. Përplasjet përfshinë skuadrat dhe stafet e të dy ekipeve. Situata ka degjeneruar aq sa ekipet janë zhvendosur për shkak të ngjarjeve të dhunshme nga kompleksi “Skendër Halili” në komisariatin e policisë për denoncimet e rastit.

ÇFARË NDODHI?

Gjithçka nisi me protestat e tepruara të Drejtores Sportive të Tiranës për një faull dhe reagimin po të tillë të presidentit Lazër Matija. Një ngjarje e shëmtuar pikërisht në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Palët kanë akuzuar njëra-tjetrën. Tirana është pozicionuar me një komunikatë për shtyp, ku thotë se “drejtuesit e Vllaznisë Femra, janë larguar nga pankina e tyre dhe kanë ardhur në pankinën e skuadrës së Tiranës, ku kanë nisur të shfaqin akte të tmerrshme dhune e të godasin stafin teknik, drejtuesit e klubit të Tiranës Femra si edhe futbollistet”. Si pasojë e kësaj situate “Klubi i Vllaznisë Femra ka dhunuar barbarisht drejtoreshën e klubit të Tiranës, Edonisa Aliaj, portieren Delvina Dyrmishi dhe futbollisten Flondra Behrami”.

Lexo më tejSkandal në futbollin e femrave, çmendet Megi Doçi: Rrihen me grushta e shkelma në Tirana-Vllaznia

Nga ana tjetër drejtuesit e Vllaznisë kanë dhënë versionin e tyre për incidentin. Sipas kuqebluve, nuk ka patur një reagim prej tyre sepse presidenti Lazer Matija dhe tre futbolliste të Vllaznisë janë të shtruara në spital. Kjo si rrjedhojë e goditjeve të shumta që kanë marrë dhe pasojave të shkaktuara prej tyre. Vendimin për fajtorin dhe viktimën duhet ta ndante Komisioni i Etikës dhe Disiplinës pranë FSHF-së, që në vend të kësaj u kujtua të çelte hetimet.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF

1. Zyrtari i KF Vllaznia, Ideal Lekiqi, e ka pësuar për sjellje jospotive ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

2. Zyrtari i KS Korabi, Donald Meziu, e ka pësuar për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes. Në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

3. Zyrtari i KS Korabi, Florian Beqiri, e ka pësuar për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes. Në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

4. Lojtari i KF Maliqi, Flavio Demollari, e ka pësuar për sjellje josportive ndaj kundërshtarit. Në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

5. Çeljen e hetimit disiplinor mbi aktet e dhunës të ndodhura në ndeshjen KF Tirana Femra kundër KF Vllaznia Femra.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *