• |
ide | kryesore

Gagliardini i festoi në fytyrë barazimin provizor në shtesë, Rabiot mesazh pas fitores: “Rri i përulur e përdor trurin”

Sport, Video
Gagliardini



Adrien Rabiot provokimit të Roberto Gagliardini në fushë i është përgjigjur në Instagram. Francezi i Juventus ka publikuar në një story videon e mesfushorit italian duke festuar në fytyrë pas barazimit provizor 1-1 të Monza, në minutën e 92′ të ndeshjes së mbrëmshme. Por dy minuta më vonë Gatti shënoi golin që i dhuroi tre pikët bardhezinjve, me asist pikërisht të Rabiot.

E francezi nuk ka harruar gjestin e ish-interistit Gagliardini: “Mëso gjithmonë të qëndrosh i përulur. Sepse për sa kohë që arbitri nuk i ka rënë bilbilit për fundin e ndeshjes, gjithçka është ende e mundur. Mbaje mend këtë”. E pranë fjalëve edhe emoji i trurit, sikur të donte të thoshte: “Përdore”.

Juventus fshin tabunë Monza, në frymën e fundit, e tenton një goditje të madhe në krye të renditjes. Në sfidën që hapi javën e 14 të Serie A, skuadra e Allegrit mposhti në minutën e fundit 2-1 djemtë e Palladinos. Bardhezinjtë kaluan për momentin Inter për të zënë vendin e parë me 33 pikë. Në stadiumin U-Power në pjesën e parë, Di Gregorio ndali penalltinë e Vlahovic (11′). Menjëherë më pas Rabiot (12′) zhbllokoi ndeshjen me një goditje me kokë. Në pjesën e dytë gjithçka ndodhi në kohën shtesë. Valentin Carboni barazoi rezultatin në minutën e 92′ me një goditje kros që përfundoi në rrjetë. Ekstazën e vendasve e mbyti goli i Gatti, në asistin e Rabiot që vendosi ndeshjen në minutën e 94′.

 

HISTORIA NË INSTA E PUBLIKUAR NGA RABIOT



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *