• |
ide | kryesore

“Mungon vetëm Brazili dhe Argjentina”: Sylvinho nuk e humb humorin nga shorti e tregon bisedën me Spalletti

Sport, Video
Sylvinho



Një short që askush nuk do ta donte, aq më tepër trajneri i një skuadre që merr pjesë për herë të dytë në finalet e një Europiani. Ta gjesh veten të shortuar me kampionë e bote e Europe nuk është e faviorshme, pavarësisht se Sylvinho nuk e humb pozitivitetin. “Grupi është i vështirë, por të gjitha janë të vështira. Kemi Kroacinë, Spanjën dhe Italinë që janë mësuar të luajnë në këto kompeticione. Do të provojmë është një sfidë e bukur. Mungon vetëm Brazili dhe Argjentina? Ndoshta luajmë në çerekfinale dhe gjysmëfinale”, – tha me humor braziliani.

Tekniku i kombëtares, në Hamburg për shortin ka treguar edhe bisedën e shkurtër me teknikun e Italisë Luciano Spalletti: “Është shumë bukur të jem këtu për Shqipërinë, jemi shumë të lumtur. A folët me Spaletin për shortin? Jo gjithçka ishte shumë e shpejtë, shkëmbeva disa fjalë me të. Është grup i vështirë, nuk ka skuadra të lehta. Kam punuar në Itali. Siç kam jetuar dhe kam luajtur në Spanjë, i njoh edhe atje, mentalitetin e tyre”.

Lexo më tej: Precedentët e Shqipërisë në grupin e Ferrit: 12 humbje në 12 ndeshje me golavarazh -35

Njohja e kundërshtarëve është favori i vetëm që mund të ketë Shqipëria në Gjermani 2024. Edhe pse Sylvinho mendon se të gjithë njihen pak a shumë: “E shoh të vështirë, të gjithë njihemi. Kam pasur një rrugëtim në Itali dhe Spanjë, por të gjithë njihen. Ata janë të fortë, por janë mësuar të luajmë në këtë turne. Do të shkojmë të tregojmë forcën tone”.

https://youtu.be/MWTY-8fTIL8



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *