• |
ide | kryesore

Rivalitet mes Turqisë dhe Rusisë në Azinë Qendrore

Lajme, Planet



Turqia synon të shtojë ndikimin ekonomik dhe diplomatik në Azinë Qendrore, qëllim që bie ndesh me synimin e Rusisë për të shtuar praninë e saj në këtë rajon. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës në Stamboll, Dorian Jones, analistët thonë se ky rivalitet mund të krijojë një dimension të rrallë bashkëpunimi ndërmjet Ankaras dhe Uashingtonit. Presidenti turk Recep Tajip Erdogan takoi në nëntor udhëheqësit e shteteve të Azisë Qendrore në një takim të Organizatës së Shteteve Turke në Astana të Kazakhstanit.

Presidenti Erdogan shpreson të shfrytëzojë lidhjet etnike të Turqisë me rajonin e pasur me burime energjie për të thelluar ndikimin e vet ekonomik dhe diplomatik në një pjesë të botës që deri më tani ishte e dominuar nga Kina dhe Rusia.

“Një përparësi kryesore e Turqisë është fuqia e diplomacisë kulturore, ndërsa Rusia dhe Kina mund të kenë përparësi tjera: Rusia ka më shumë peshë në fushën e sigurisë dhe aspekteve të tjera të forcës. Ndërsa Kina është një lojtar shumë i rëndësishëm ekonomik. Por asnjëra nuk ka lidhje kulturore e gjuhësore si Turqia në këtë rajon.”

Përpjekjet e zotit Erdogan për të shtrirë ndikimin në Azinë Qendrore janë pjesë e strategjisë për të zvogëluar varësinë e Turqisë në Evropë duke marrë parasysh marrëdhëniet e tensionuara me Bashkimin Evropian. Por Rusia, e prekur nga sanksionet evropiane për shkak të sulmit ndaj Ukrainës, gjithashtu po mundohet të thellojë ndikimin e saj në Azinë Qendrore.

“Në tërësi Rusia po përballet me ndryshime dramatike në aspektin logjistik; shumica e rrugëve të orientuara drejt Perëndimit thjesht janë mbyllur. Nuk janë më të hapura.”

Shtetet e Bashkuara po ashtu po përqëndrohen në Azinë Qendrore ndërkohë që synojnë të pengojnë përpjekjen e Moskës për t’iu shmangur izolimit dhe përpien të mbajnë nën kontroll ndikimin kinez. Analistët thonë se këto synime ofrojnë një emërues të përbashkët ndërmjet Ankaras dhe Uashingtonit.

“Presidenti Biden takoi udhëheqësit e Azisë Qendrore në New York gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësitë për të nxitur Azinë Qendrore të mbajë nën kontroll rritjen e ndikimit të Kinës dhe t’i kundërpërgjigjet Rusisë, dhe Turqia, si aleate e mirë e NATO-s, mund të ndihmojë në këtë aspekt.”

Rusia e konsideron Azinë Qendrore si pjesë të sferës së vet të ndikimit dhe vëzhguesit thonë se Moska nuk i mirëpret aspiratat e Turqisë. Por ata thonë se tani për tani, Presidentit Putin i duhet t’i mbajë marrëdhënie të mira me Presidentin turk Erdogan për shkak të rolit që luan Turqia në ndihmën Rusisë për t’iu shmangur sanksioneve.

“Ndodh që Rusia vendos të rikthejë rolin e vet udhëheqës dhe do të fillojë sërish t’i bëjë konkurrencë Turqisë… Nuk do ta përjashtoja një episode të ri konfrontimi ndërmjet Rusisë dhe Turqisë, por jo përgjatë këtyre dy viteve të ardhshme ndërsa Rusia po përshtatet me një realitet ekonomik krejtësisht të ri.”

Ndërkohë që Rusia, Kina dhe Shtetet e Bashkuara po shtojnë përpjekjet për të rritur ndikimin në Azinë Qendrore, analistët parashikojnë që rajoni mund të bëhet një qendër e re e rivalitetit ndërkombëtar, me Ankaranë në rol kryesor.



2 Comments

  1. MBETI NGA VENDET MUSLIMANE NE NIVEL ME TE LART KUPTIMI VLERSIMI ORJENTIMI PER PAQEN VETEM TURQIJA ME ERDOAN NJE ROL KYC NE BOT thotë:

    VERTET BOTA NDER SHEKUJ DHE VITE ESHTE ZHVILLUAR MBI BAZA INTERESI RECIPROCITETI MARRVESHJE,, MIRKUPTIMI PERMES VLERAVE ,DHE KONKURENC SUNDIMI ,POR SHEKULLIT NENTEMBLLJETE JU SHTUA DHE TEKNOLOGJIJA QE I BERI TE GJITHA TE PERSHPEJTOHEN ,DUKE SJELLUR ME SHPEJT ,KRAHAS SUKSESEVE DHE PROBLEMATIKAT NE MENYRE TE PAIMAGJINUESHME KU TASHME VITET E FUNDIT HUMBJET NE SHUMFISH JAN ME TE MEDHA SE SUKSESET SHURT SHKURT JEMI KTHYER SI NJE QIRI QE TASHME PO PERFUNDON SE DJEGURI, SOT TE GJITH E KAN MENDJEN TEK FITIMI NE CDO MENYR DHE PAK DHE ASNJE SE CILAT JAN RRUGET QE JAN KRIJUAR TE FUNKSIONOJN SI ZGJILLJE SUKSES TANI KUDO KU KA KONFLIKTE NEVOITET ERDOAN PERSE NE AZI SI MARDHENJE KULTURORE QE ESHTE DRITA DIJES KAN NEVOJ TE GJITH NE KET KUPTIM ESHTE I PRANUESHEM PER TE GJITH MBASI KOMUNIKON PERSHTATESHEM BINDESHEM ME ZHVILLIMET KU TJERET PRANOJN RRUGET E SUKSESIT PO ASHTU NE LINDJE , PO ASHTU DHE NE BALLKAN POR DHE SUKSESET VIN BAZ NIVELEVE ,VLERAVE QE KAN ,MUNDESIVE ASGJE NUK VJEN SI ME BUTON MOMENTALISHT ERDOAN ESHTE KOMPLETUAR SI NJE LIDER QE MUND TE KOMUNIKOHEN ME CDO LLOJ GJUHE ,POR ERDOAN NUK HAN SAPUNIN PER DJATH ERDOAN DETAJON BIND PRANON OSE REFUZON ESHTE TRAJEKTORE EKUJLIBRI NE BOT, KA NJE STAF PUNE SHUM CILESORE ,TE KOMPLETUAR PER TI LLEN EMRIN E MERITUAR NE ANGAZHIMIN E TIJE VETEM SUKSES, KESHTU PRA ESHTE ISLAMI VETEM DOBI VETEM MIRSI VETEM ZGJILLJE VETEM PAQE VETEM VLERE ,PAR NGA CDO KENDVESHTRIM ,I PELQYESHEM NGA TE GJITH NE SHPIRTE MBASI ME TE U KRIJUM TE GJITH GJITH KEMI NE SHPIRT DASHIRIN PER VETEN TE MIREN HAKUN TON DHE URREJTJEN PER PADREJTESIN POR QE ISLAMI NA KESHILLON QE SIC DUAM VETEN DHE PER VETE TE DUAM DHE PER TJERET ,NE JEMI QENJE NJERZORE TE GJITH DHE NGA DITURIJA HYJNORE MARRIM AQ SA PERQENDROHEMI DHE PRAKTIKOJME NUK KEMI LINDUR AS TE PAGABUESHEM DHE AS TE PANDREQESHEM EGO KEMI TE GJITH PER PUSHTET PARA SIKUR NJERIT TOKEN ME PASURIT E SAJ PO TI JEPEN NUK NGOPET E PER KAQ SA JEMI NUK MJAFTON AS GJITHSIJA POR ISLAMI NA MESON SI TA FRENOJM KET EGO, DISIPLINOJM PASTROJM SHPIRTIN DHE BEHEMI SHPETUES TE VETES VEPERMIR DHE DOBISHEM NDER NJEREZ NESE DIKUSH LEXON PER FEN TON ,DHE SHEH NJERZIT APO UDHEHEQESIT QE SJAN NE NIVELIN QE THOT LIBRI HYJNOR TE GJITH JEMI NJEREZ JO PROFET ,TE GABUESHEM QORTUESHEM DHE NDREQESHEM DHE PO ECIM ME RITMIN E PERZIER TE ANGAZHIMEVE ,DUKE PREKUR SHIJUAR RENDIMENTIN E ANGAZHIMEVE ,DIKUSH SUKSESE DHE DIKUSH HUMBJE ,KU TE GJITHA KAN SHKAQE DHE DOMETHENJE SUKSESET VIN NGA E DREJTA HAKU NGA PADREJTESIJA JAN AFATSHKURTERA , KURSE HUMBJET VIN NGA PADITURIT PADREJTESIJA MOSKESHILLIMI PER MIR DHE NDALIMI NGA E KEQA GJITHCKA ESHTE KRIJUAR MREKULLISHT E FUNKSIONOJN SIPAS ANGAZHIMIT TON POR NE VAKT GJITH KEMI NJE EMERUES DUAM VETEN TE DREJTEN HAKUN TON DHE SPRANOJM PADREJTESIN , DUHET TE GJITH TE NJOHIM DOMOSDOSHMERIT DHE JUSTIFIKOJM PERGJEGJSIT NE KETE BOT ,PRA THENJA E KETYRE GJERAVE TE DOMOSDOSHME QE NJERZVE JU SIGURON SUKSES QARTESI GJALLERI ZGJILLJE SHPRES SHPETIM PAQE , ESHTE PJES E KULTURES NJERZORE HUMANIZMIT QE I SHERBEN EKUJLIBRAVE ZGJILLJEVE MIRQENJES ,KJO DUKET TEK INTUITA E ERDOAN , POR KESHTU DUHET TE JEN NGA ULLEHEQESIT DERI TEK NJERIU I THJESHTE ,TE KUPTOJNE SE CFAR ESHTE DASHURIJA NDAJ VETES ,NE KRIJIM DHE FUNKSION ZGJILLJESH ESHTE E LIDHUR ME DASHURIN NDAJ TJEREVE NJEJT SI PER VETEN ME HAK ZOTI MOS NA LENTE PA NJERZ TE DITUR DHE TE MIRE NE ASNJE PERIULL TE JETES MBI TOKE AMIN

  2. ZBATIMI LIGJEVE HYJNORE ESHTE MREKULLI ZHVILLIMI MENDIMIT MEDITIMI BRENDA MASES ESHTE RRUGZIGJILLJE DHE SUKSES MENAXHIMI EKUJLIBER LEHTESIM CILESI PJES QARTESIJE thotë:

    PO NDERTOHEN POLITIKA INTERESI KONKURENCE NE CDO KUPTIM POR ME KOSTO DHE SHPENZIME KU ENERGJIJA ZGJILLJEVE MBETET NAFTA GAZI DHE ME PAK ALTERNATIVAT TJERA ENERGJIJA PASTERT,POR TE GJITHA KETO FSHIHEN ME ZERO PERBALL CDO PAISJE PA SHPENZIM ,QE VEN NE LEVIZJE CDO FUQI MOTORIKE QE I SHERBEN NGROHJES TRANSPORTIT PA SHPENZIM APO NDONJE AGREGATI,SUPER VIJUES QE MUND TE VENDOSET MES POZICIONIT BURIM LEVIZJE DHE LEVIZJE DETYRUAR ,PER TI MBAJTUR TE DYJA EKUJLIBER ME FUQI KOSTANTE DHE LLOGARI ME KOSTO PA SHPENZIM EDHE KJO ESHTE FIK SI TABELA ELEMENTEVE TE LENDES TE VENDOSURA SI NUMER EDHE PA U ZBULUAR TE GJITHA,KJO ESHTE ESENCA ,SA AFER DHE LARG ESHTE NJERZIMI NGA KY POZICION , ESHTE NE TE POR SE KA KUPTUAR , ASIN NUK E KAN NE DUAR ATO QE HILLEN PERPJET AS ATO QE SHUM ,SHPENZOJN PER TE POR ASIN E KAN NE DUAR VETE ATO QE UA JEP ZOTI, DHE MBETEN PA TE DHE HUMBES ATO QE NUK E RESPEKTOJN ZOTIN LIGJET E TIJE, KESHTU QE VUAJ PASOJAT E MOSDIJES, NDALOJN TE ZHVILLOHEN RRISQET ZGJILLJET ,MESHIRA VLERAT SIGURIJA PAQA NDERKOH QE ZEVENDESOHEN ME DOMINIM PROBLEMESH

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *