• |
ide | kryesore

Gjykata lë në burg Naim Murselin dhe dy bashkëpunëtorët

Lajme, Të fundit



Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën me një muaj paraburgim ndaj Naim Murselit dhe dy të dyshuarve të tjerë, për vrasjen e Liridona Ademaj-Murseli. Ky vendim është marrë nga gjyqtarja e procedurës paraprake Sulltane Hoti, pas kërkesës së Prokurorisë të shqyrtuar nga Prokurorja Besa Luma. Seanca dëgjimore është mbajtur sot (3 Dhjetor) në departmentin e krimeve të rënda të kësaj gjykate.

30-vjeçarja u vra të mërkurën, më 29 nëntor, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Fillimisht, Policia e Kosovës, e ka raportuar rastin si “grabitje me pasoja të vrasjes”. Ndërsa, dy ditë më vonë, më 1 dhjetor, Policia ka njoftuar për arrestimin e dy personave: Granit Plava dhe Naim Murseli, bashkëshortin e viktimës, të dyshuar për vrasjen e saj. Murseli pak kohë më parë i ka paguar sigurimin jetësor Liridona Ademajt në një kompani të fuqishme suedeze. Sigurimi jetësor ndër të tjera garantonte që në rast të ndonjë fatkeqësie apo tragjedie jetësore, sigurimi mund të mbulonte shpenzimet deri në 20 milionë euro. Murseli dyshohet se ka qenë në dijeni për këtë shumë shpaguese dhe organizoi fundin tragjik të nënës së dy fëmijëve të tij për t’i siguruar këto para.



2 Comments

  1. Deputeti i Forza Italia ngre në qiell Tiranën para Berishës: Qytet i bukur dhe tepër i sigurt. Bie heshtja në Kuvendin e Rithemelimit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *