• |
ide | kryesore

Investigimi i Daily Mail: Si po fitojnë azil të rinjtë shqiptarë që mbjellin kanabis

Arkiva, Lajme, Të fundit



Adoleshentët shqiptarë po futen fshehurazi në Mbretërinë e Bashkuar për të punuar për bandat e drogës siç është Hellbanianz. Më pas pranojnë të shkojnë në burg për të ndihmuar në marrjen e azilit. Kështu të rinjtë nga Shqipëria po përdorin boshllëkun ligjor për të marrë azil në Britani. Fillimisht ata punojnë për bandat në fermat e kanabisit për të shlyer borxhin ndaj kontrabandistëve. Nëse kapen nga policia, ata pranojnë fajin dhe më pas përpiqen të bllokojnë deportimin.

Nga Ivan Prothero, Andrew Young, Laurence Dollimore, Stewart Carr dhe Tom Kelly. DAILY MAIL

Adoleshentët shqiptarë që hyjnë fshehurazi në Britaninë e Madhe bashkohen me bandat e drogës. Nëse kapen dhe dërgohen në burg, kjo do të ndihmojë në kërkesën e tyre për marrjen e azilit. Të rinjtë e dëshpëruar përdoren si front nga bandat, si famëkeqja Hellbanianz dhe shpejt rekrutohen për të punuar në fermat e kanabisit ose për të shpërndarë drogë në Britani.

Të vëzhguar nga afër nga bandat, adoleshentët punojnë për të shlyer borxhin e tyre ndaj kontrabandistëve të njerëzve përpara se të mund të dërgojnë para në shtëpi. Nëse kapen nga policia, ata pranojnë të shkojnë në burg sepse avokatët e mafias përdorin një boshllëk ligjor për të bllokuar deportimin në Shqipëri duke pretenduar se kanë qenë viktima të skllavërisë moderne. Shqiptarët përbëjnë përqindjen më të madhe të mbërritjeve në Britaninë e Madhe me varka të vogla, 28% vitin e kaluar ose 12 561 persona.

Bandat shqiptare kanë kapur kontrollin e ekonomisë së kokainës në Mbretërinë e Bashkuar gjatë 20 viteve të fundit pasi kanë krijuar një aleancë me kartelet e drogës në Amerikën Latine. Midis tyre, banda Hellbanianz e vendosur në Gascoigne në Barking, në Londrën Lindore llogaritet si një forcë e keqe. Grupi famëkeq nxjerr në pah pasurinë e tij duke shpërndarë video në mediat sociale të makinave të tyre sportive, bizhuterive dhe tufave të parave.

The east London-based Hellbanianz gang have been boasting about their lawless lifestyle on Instagram. Pictured: Members of the gang drape themselves on luxury cars

Arrogantë dhe pa frikë nga policia, gangsterët e maskuar të Hellbanianz madje shpërndanë video muzikore që tregojnë automjete të blinduara të pajisura me mitralozë të rëndë që parakalojnë rreth një banese në Londër. Ata pozojnë edhe në burgjet britanike me tuta të stiluara me grafite “Hellbanianz” ose “HB” të skalitura në muret e qelive të tyre.

Albanian rapper Lucii dons his signature Satan-like mask as he poses with a group of lingerie-clad women on his Instagram page

Vetëm Hellbanianz besohet se trafikon drogë me vlerë miliona paund në vend çdo vit. Grupe më të vogla shqiptare dhe trafikantë të pavarur po ngenë krye gjithashtu në Britani.

In a Hellbanianz music video released last year, masked men cruise around a London estate in an armoured fighting vehicle equipped with a .30 calibre machine gun

Në janar, një trafikant droge, i cili mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar me një varkë emigrantësh, u gjet duke drejtuar një fermë kanabisi prej 649 mijë £ në një rezidencë historike skoceze me 15 dhoma.

Flogerd Baqli, 26 vjeç, gënjeu se ishte viktimë e trafikimit të qenieve njerëzore edhe pse ishte pjesë e një bande të krimit të organizuar që mbikëqyrte një sasi të madhe droge në Dundee. Gjykatës iu tha se 649 bimë kanabisi u gjetën brenda rezidencës kur ajo u bastis nga policia. Baqli, i cili mbërriti në Angli me një varkë nga Franca u përpoq të ikte, por ai u kap pas një ndjekjeje nga policia dhe u arrestua afër pronës.

Ndërsa në gusht, bosi i drogës Selamet Mehmetaj, i quajtur “Djalli” u burgos për 4 vjet e gjysmë për drejtimin e fabrikave të kanabisit me staf emigrantësh të paligjshëm që shpërndanin drogë me vlerë miliona paund në vit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

“Djalli” ishte i njohur për mburrjet e tij të tmerrshme në rrjetet sociale pasi ai tregoni se si kishte rrëmbyer dhe i kishte prerë gishtat një rivali. Rënia e Mehmetajt nisi pasi gazetarët e Mail të paraqitur si tregtarë që donin të blinin drogë me shumicë e kontaktuan atë përmes faqes së tij në Instagram të titulluar “Gjaku shqiptar”.

'The Devil' was known for his horrific bragging on social media after he described how he previously kidnapped and cut off the fingers of a rival who got in his way and was treated as a celebrity in his homeland
Selamet Mehmetaj

Në faqe, ai tregoi fabrikat e tij të kanabisit dhe postoi video për të nënvizuar se cilat lloje ishin në dispozicion për klientët.

In total, the street value was up to £166,000 and Mehmetaj was believed to benefit from numerous harvests a year potentially netting him millions
Ai pranoi të takohej në shtëpinë e tij në Palmers Green, në Londrën Veriore, ku tregonte se si shpenzonte paratë nga biznesi i tij i paligjshëm për një mënyrë jetese të mrekullueshme, duke përfshirë një Mercedes-Benz CLA AMG prej 50 mijë £, një Audi RS7 të cilin ai e ngiste me mbi 200 km/h në autostrada duke përdorur targa false dhe një makinë Formula 3 për gara jashtë rrugës. Por Selamet Mehmetaj nuk është i vetmi gangster shqiptar.

Selamet Mehmetaj (pictured) who called himself 'the Devil', was locked up for four and a half years for running cannabis factories staffed by illegal immigrants

Në fillim të këtij muaji, Derbyshire Constabulary publikoi një video dramatike të oficerëve që kryen një operacion droge ndaj një grupi të udhëhequr nga dy vëllezër shqiptarë në East Midlands. Pamjet e kamerave treguan policinë të bastisë një banesë të përdorur nga grupi i krimit të organizuar “Eddie line” dhe të kryente një numër arrestimesh. “Teksa rrethi i brendshëm i udhëhequr nga vëllezërit Edmund dhe Eduard Haziri shijonte një mënyrë jetese luksoze nga të ardhurat e krimit, ata lanë një gjurmë varësie, krimi dhe mjerimi në rrugët tona. Ata tani janë pas hekurave” – thuhej në njoftim.

Albanian gangster Marsel Meco, pictured left with another inmate, took this picture from within an unknown British prison after being jailed for money laundering, even writing gang name Hellbanianz above the door

Në tetor, një bandë e shitësve shqiptarë të drogës u burgos pasi u bastis ferma e tyre e kanabisit me madhësi ‘industriale’ në thertoren e vjetër pranë një fshati Norfolk. Policia përdori një dron për të kapur furnitorët. Gjykata e Norwich Crown dëgjoi 5 burra: Hysen Kodra, 33 vjeç, Kristjan Pergjeci, 23 vjeç, Aldito Drobaj, 22 vjeç, Emirjan Gatali, 29 vjeç dhe Bledar Troka, 34 vjeç, që punonin si kopshtarë të kanabisit.

The building had been separated into three large cultivation areas and contained fans as well as growing paraphernalia like lighting and nutrients to feed the plants

Të 5 meshkujt shqiptarë, të cilët u dënuan me nga 22 muaj burg, u zbulua se ndodheshin ilegalisht në Britaninë e Madhe dhe ishin vendosur në Londër.

Ndërsa në shkurt të vitit të kaluar, baroni i drogës Taulant Stoica, 36 vjeç u arrestua dhe u burgos për 10 vjet pasi pranoi 3 akuza për komplot për furnizim kokaine dhe një akuzë për pastrim parash. Ai është akuzuar për kontrabandë heroine nga Holanda në Itali. Prokurorët pretendojnë gjithashtu se ai hapi kafenenë “Milano” në Lea Bridge Road, Walthamstow në Londër për të shmangur arrestimin.

Drugs baron Taulant Stoica, 35, admitted three counts of conspiracy to supply cocaine and one count of money laundering at Woolwich Crown Court and was jailed for 10 years
Taulant Stoica

Stoica përdori EncroChat për të organizuar ekipin e tij të shpërndarësve shqiptarë, duke përfshirë Muhamet Qosjen, 30 vjeç dhe 39-vjeçarin Eduard Haxhini. Henchman Qosja e ruante kokainën që do t’ua shpërndante tregtarëve të rrugës në Londër, nën krevatin e një fëmije në shtëpinë e tij në Ilford, në lindje të Londrës.

Stoica's runner Muhamet Qosja, 30, was jailed for ten years last June after he admitted possessing cocaine with intent to supply, money laundering, owning a firearm without a certificate and possession of ammunition without a certificate.
Muhamet Qosja

Oficerët e fshehtë e ndoqën Qosjen përmes Londrës lindore përpara se ta rrethonin me makina pa shenja. Qosja u mburr para oficerëve se ai hyri fshehurazi në Britani ilegalisht në vitin 2014 dhe vendosi të merrej me drogë sepse “paguhej mirë”. Ai u burgos për 10 vjet qershorin e kaluar.

shqiptarë Police raided Qosja's lair in Ilford, east London, in October 2020 and found 11 kilos of high purity cocaine worth £1.1m - some of it under his child's cot - a handgun and 20 rounds of ammunition

Që nga fillimi i viteve 1990, Mbretëria e Bashkuar mirëpriti shumë nga vendet e Ballkanit, pasi ata iknin nga lufta dhe persekutimi në Shqipëri dhe Kosovë. Migrimi masiv i ka lënë komunitetet e largëta shqiptare në rajone si Kukësi të jetojnë në “qytete fantazmë” pasi kaq shumë të rinj dhe familje janë larguar. Rajoni në Shqipërinë verilindore pranë kufirit me Kosovën ka përqindjen më të lartë të popullsisë që jeton ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar ose kërkon azil, krahasuar me çdo zonë tjetër të vendit ish-komunist.

Për të luftuar vështirësitë ekonomike, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar së fundmi dhënien e 8.4 milionë funtesh që do të investohen në disa nga zonat më të varfra të vendit, duke përfshirë krijimin e vendeve të punës dhe skemat e komunitetit në rajonin e Kukësit të goditur nga varfëria.

Kryetari i ri i Bashkisë së Kukësit, Albert Halilaj është zotuar të shpenzojë një pjesë të madhe të parave të Mbretërisë së Bashkuar për të bindur njerëzit që të kthehen duke ofruar zbritje taksash dhe grante për të ngritur biznese të lidhura me turizmin, të cilat ai i sheh si çelësi për të nxitur ekonominë e rajonit. Por të rinjtë janë të dëshpëruar për të lënë vendin dhe për të krijuar një jetë të re në Britani.

shqiptarë The new mayor of Kukes, Albert Halilaj (Pictured) has pledged to spend much of the UK money on persuading people to return to Albania by offering tax rebates and grants to set up businesses
Kryetari i ri i Bashkisë së Kukësit, Albert Halilaj

Fjoli Zhubi, 17 vjeç, tha për Daily Mail se ai ishte i përgatitur të kontrabandohej në Mbretërinë e Bashkuar nëse nuk do të mund të gjente punë pasi të përfundonte një kurs 3-vjeçar për t’u bërë mekanik automjetesh në një shkollë profesionale.

Fjoli Zhubi, 17, (pictured) said he was prepared to be people smuggled into the UK if he was unable to find work after he completes a three year course to become a vehicle mechanic at a professional school shqiptarë
Fjoli Zhubi

“Prindërit e mi nuk duan që unë të shkoj, por nuk do të kem zgjidhje nëse nuk gjej punë. Shanset e mia për të gjetur punë këtu janë vetëm 50/50 sepse ekonomia nuk është e mirë. Rreth 80% e njerëzve që largohen nga kolegji këtu mbeten të papunë. Nëse është e mundur, do të përpiqem të aplikoj për një vizë për të shkuar legalisht në Mbretërinë e Bashkuar, por mund të më duhet të paguaj për të hipur në një kamion. Unë kam të afërm në Angli dhe e di që do të gjej punë atje” – thotë ai.

Një tjetër djalë 15-vjeçar i quajtur Dardan u betua se do të përpiqet të shkojë në Britani sapo të mbarojë shkollën e mesme në korrik.

The entrance to a run down apartment block in Kukes, Albania shqiptarë

“Ndoshta do të arrij atje me një kamion ose me varkë. Do të më kushtojë mijëra euro, por mund t’i marr paratë hua dhe t’i kthej duke punuar. Dua të punoj në Angli si elektricist. Unë e kam mësuar zanatin nga xhaxhai im i cili është elektricist” – tha ai.

Derelict buildings in Kukes, Albania (Pictured) shqiptarë

Shifrat tregojnë se rreth 53% e kërkesave për azil nga shqiptarët janë pranuar në periudhën janar-qershor të vitit të kaluar.

Një zëdhënës i Home Office tha: “Ne kemi zbatuar një sërë reformash për ta bërë luftën kundër sistemit modern të skllavërisë më të fortë. Kjo siguron që viktimat e vërteta të mbështeten dhe të mbrohen nga abuzimi. Kur ne pranojmë një referim për një viktimë të mundshme të trafikimit, bëhet një vlerësim duke përdorur udhëzimet ligjore të publikuara nëse pretendimi i tij plotëson pragun për t’u njohur si viktimë e konfirmuar e trafikimit. Çdo shtetas i huaj që dënohet për një krim dhe është dënuar me burg, konsiderohet për dëbim sa më shpejt që të jetë e mundur”. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *