• |
ide | kryesore

“Jam i mërzitur, pika i bëri punë Partizanit”: Ahmataj shpjegon si ndali të kuqtë, Abilaliaj e ka me arbitrin

Sport
Ahmataj



“Ky është futbolli, me një mundësi që pati kundërshtari u shënua gol. Nuk duhet të ulim ritmin, ky presionin na bën mirë. Duhet të vazhdojmë në javët në vazhdim dhe duhet të rrisim nivelin e performancës”. Julian Ahmataj nuk e pranon dot faktin që nga derbi doli me vetëm një pikë. Tirana në pjesën e parë ishte dominuese, por tekniku bardheblu harron ndoshta se në të dytën Partizani mund edhe ta përmbyste rezultatin. “Derbi është gjithmonë i vështirë, e kishim studiuar mirë kundërshtarin. Më pëlqeu loja e skuadrës. Finalizimi ishte i dobët, kishim mundësi të pastra për të shënuar, mund ta kishim mbyllur ndeshjen. Jam i mërzitur, sepse duhet t’i gëzonim tifozët tanë dhe familjet tona”.

Ahmataj pastaj shpjegoi edhe pamundësinë për të përsëritur atë që bënë në pjesën e parë: “Ata shtuan forcat në sulm dhe ne kishim 4 lojtarë në mbrojtje. Ngarkesa me kartonë e Metës dhe Dokës na bëri të brishtë në mbrojtje, sepse mund të dilnin me të kuq. Nuk mund të bëja ndryshe, sepse loja po shkonte shumë mirë. Kundërshtari vetëm në një moment u shfaq në zonën tonë të rrezikshme. I kishim marrë masat, që lojtarët tonë më deçizivë, i vendosëm në zonat e tyre më të rrezikshme. Ishte strategji dhe lojtarët bënë detyrat që iu dhamë – gjykoi tekniku, që më pas shtoi -. Kjo pikë i shërbeu Partizanit, ne na shërbeu loja. Është ndeshja e dytë radhazi që ndëshkohemi nga një episod. Në dy ndeshje na kanë bërë vetëm 2 raste”, deklaroi Ahmataj.

Lexo më tej: Video/ Stola të thyer, flakadanë e sherr në derbi: shënoi ai që s’duhej të luante për Tiranën e barazoi Keko

ABILALIAJ: KAM REZERVA PËR ARBITRIMIN

“Nuk jam i kënaqur. Më vjen keq për mënyrën se si rrodhën gjërat, sidomos në pjesën e dytë. Por derbin nëse nuk mund ta fitosh, e mira është të mos e humbësh. Një pikë nuk është se na bën punë, duhej të merrnim tre pikët”. Arbër Abilaliaj bën llogaritë pas 1-1 mes Partizanit e Tiranës. Tekniku barazon ndeshjet e tretë radhazi, pas një serie prej 5 fitoresh radhazi. E shkaku për vlonjatin është arbitri: “Rezerva shumë të mëdha kam me arbitrimin. Lojë efektive u luajt vetëm 20 minuta në pjesën e parë. Të paktën tre lojtarë ndoshta nuk do ishin në fushën e lojës nëse do ta nisja ndeshjen nga fillimi”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *