• |
ide | kryesore

Vrasja e Liridonës/ Naim Murseli dhe dy të dyshuarit e tjerë dalin sot para gjykatës

Lajme, Të fundit
“Milionat nga sigurimi”, a është ky një prej motiveve që Naim Murseli organizoi vrasjen e gruas



Tre të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, përfshirë edhe bashkëshortin e saj Naim Murseli, do të dalin sot para Gjykatës Themelore të Prishtinës ku do të mbahet seanca dëgjimore nga ora 09:30. Prokurorja e Shtetit ka përpiluar kërkesën për paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerëve që dyshohen për vrasjen e Liridona Ademajt.

“Kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit është përpiluar nga Prokurorja e Shtetit ndaj tre personave të dyshuar, të përfshirë në rastin e vrasjes së rëndë dhe brenda afatit ligjor do të delegohet në gjykatë”, tha zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës Laureta Ulaj.

Liridona Murseli, 30-vjeçare, është vrarë të mërkurën, më 29 nëntor, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Fillimisht, Policia e Kosovës, e ka raportuar rastin si “grabitje me pasoja të vrasjes”. Dy ditë më vonë, më 1 dhjetor, Policia ka njoftuar për arrestimin e dy personave: dorasin G.P dhe N.M, bashkëshortin e viktimës, të dyshuar për vrasjen e saj.



1 Comment

  1. Dokumentat tregojnë se në vitin 1994 Jamarber Malltezi dhe Argita Berisha, dhëndri dhe vajza e Sali Berishës, kanë shkuar për trajnime në Gjermani me paratë e Sorosit (2332 dollarë).

    – Po këtë vit Klubi Studentor ‘Perla’ që drejtohej nga Malltezi dhe Argita Berisha, kanë marrë nga Soros për një aktivitet një javor 7350 dollarë.

    – Në vitin 1999, Jamarbër Malltezi ka përfituar bursë nga Soros për studime në SH.B.A.

    – Po në vitin 1999, shoqata e Argita Berishës, “Perla” ka marrë sërish fonde nga Soros për projektin ambjentalist “Njohja e Thesareve të Bregdetit” me vlerë 3870 dollarë.

    – Ndërsa në vitin 2000, sërish “Perla” e familjes Berisha, ka marrë 4900 dollarë me projektin “Pjesëmarrje e Komunitetit në Nivel Lokal”.

    Të gjitha këto financime gjenden në raportet vjetore të Fondacionit Soros.Shqipkare te salihut tani mos bindje civile te gjithe ju qe luftoni per bythen serbe salih karaxhic berisha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *