Kevin Turen, producent në “Euphoria” dhe “The Idol” të HBO-së, u nda nga jeta për shkak të komplikime të shumta në zemër.
Ekzaminuesi mjekësor rendit gjithashtu sëmundjen e arterieve koronare si një tjetër faktor të rëndësishëm, shtoi TMZ.
Më 12 nëntor, babai i Kevinit konfirmoi vdekjen e tij. Miku i tij Jay Penske, CEO i PMC, e quajti Kevin “një nga yjet më të ndritshëm në rritje të Hollivudit” me “një ndjenjë të thellë humbjeje” për familjen e tij.
I lindur në Manhattan, Kevin studioi në Universitetin e Kolumbias përpara se të hynte në industrinë e argëtimit. Debutimi i tij si producent ishte Wassup Rockers i vitit 2005.
Ai vazhdoi të prodhonte tituj si Operation Endgame, shkruar nga krijuesi i Euphoria, Sam Levinson, dhe filma me aktorë Richard Gere dhe Robert Redford. Kevin gjithashtu prodhoi dy filma të tjerë të Levinson.
Pavarësisht suksesit, “pasioni më i madh i Kevinit ishin familja dhe miqtë e tij”, shkroi Jay Penske, CEO i PMC dhe një mik i producentit të ndjerë.
“Ai ishte shumë krenar për fëmijët e tij. Ai dhe gruaja e tij, Evelina, ishin të vendosur që fëmijët e tyre të rriteshin me vlera të mëdha. Zemra jonë është me ta. Është një humbje e madhe. Do të na mungojë kaq shumë Kevin dhe ky qytet humbi një nga yjet e tij më të shndritshëm në rritje sot, “shtoi ai./Lapsi.al