• |
ide | kryesore

Agron Shehaj në VOA: Duhet një qeveri e pakorruptuar, po punoj për një alternativë

Arkiva, Lajme, Të fundit


I ftuar në studion e Zërit të Amerikës në Uashington, deputeti Agron Shehaj deklaroi për herë të parë se po punon për krijmin e një partie politike.

I shkëputur nga Partia Demokratike, Shehaj tha për Zërin e Amerikës se e shihte të pamundur që PD-ja të kthehej në një alternativë të besueshme për shqiptarët.

“Arsyeja (për shkëputjen nga PD) është fakti që nuk mund të vazhdohej në atë mënyrë. Shikoja mungesën e një drejtimi, mungesën e vullnetit dhe një plani për të rinovuar Partinë Demokratike, për të hapur Partinë Demokratike, që është e vetmja mënyrë që ne të mund të bëhemi të besueshëm për elektoratin dhe t’i japim një alternativë të vërtetë shqitparëve” – u shpreh Agron Shehaj.

I pyetur nga gazetarja e Zërit të Amerikës nëse kjo alternativë do të jetë një forcë e re politike, Shehaj pohoi.

“Ajo që nuk pata mundësi të jepja kontributin tim brenda PD-së, është ajo që po punoj ta bëj jashtë PD-së. Jam duke punuar mbi një projekt politik. Po flas me njerëz, sigurisht nuk është një gjë e lehtë. Politika kërkon këmbëngulje, sakrifica. Sidomos kur nuk je i gatshëm të bësh kompromise.

Mendoj se ëndrra e cdo shqiptari është që të qeveriset nga një qeveri e pakorruptuar, të ketë një kryeministër të pakorruptuar.” – u shpreh Agron Shehaj. ©LAPSI.AL 


5 Comments

  1. Bravo Gone. Ndoshta po te ishte zgjedhur ky ne vend te Bashes ne zgjedhjet e fundit pas humbjes se rradhes nga Basha, gjerat do kishin shkuar me ndryshe per PD-ne. Po Sala donte Bashen.

    1. Nuk ka asnje logjike politike kjo levizja e Agron Shehaj. Ato vota qe ka marre, dhe me te cilat mburret, i ka marre si deputet i Partise Demokratike.
      Kam pershtypjen se eshte thyer nga presioni qe i bene me sekuestrimin e atij biznesit; mund t’i jene bere edhe presione te tjera te ngjashme, te shoqeruara keto nderkohe me oferta…
      Me nje fjale, taktika e dajak-kulacit ka funksionuar mesemiri me kete rrufjan.

  2. nese kjo qe thua eshte e vertete,vota ime eshte per ty.nese je i djathte,vota ime eshte per ty.nese do te ndihmosh sadopak Atdheun Tim,vota ime eshte per ty.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *