• |
ide | kryesore

Aksident në aksin Fier-Patos, autobusi me nxënës përplaset me ‘Benz’-in

Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Fier-Patos rreth 2 km nga qyteti i Fierit. Në aksident janë përfshirë një autobus interurban dhe një mjet tip ‘Benz’.

Si pasojë e përplasjes drejtuesi i mjetit ka marrë dëmtime të lehta, ndërsa autobusi ka qenë i mbushur me nxënës shkolle.

Polica dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkakun, ndërsa si pasojë e aksidentit është krijuar trafik në këtë aks.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *