• |
ide | kryesore

Deputetët e opozitës bllokojnë punimet e Kuvendit të Shqipërisë

Lajme, Të fundit



Deputetët e opozitës kanë vijuar protestën e tyre edhe në seancën e sotme e cila para nisjes së saj ka nisur me përlasje dhe debate mes tyre dhe Gardës së Republikës.

Pas tentativës së gardës për të ndaluar deputetët e Partisë Demokratike në seancë, këta të fundit kur kanë hyrë në sallë kanë vendosur karriget përpara foltores.

Fillimisht ka nisur deputeti Gazment Bardhi me Flamur Nokën të vendos karriget dhe pastaj janë bashkuar dhe deputetët e tjerë.

“Merrni një karrige të gjithë”-është dëgjuar të thotë Noka gjatë live-t të transmetuar në Facebook në faqen e Kryedemokratit Sali Berisha.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *