• |
ide | kryesore

Florence Pugh goditet në skenë nga fansi

Paparazzi, Slider


Florence Pugh u bë e famshmja e fundit që u godit nga një objekt në skenë.

Aktorja e “Don’t Worry Darling” u godit në fytyrë nga një send i hedhur nga publiku gjatë një paneli për “Dune: Part Two” në CCXP 2023 në São Paulo, Brazil, të dielën. Sipas një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale, incidenti e kapi Pugh në befasi teksa ajo pozonte për foto së bashku me kolegët e saj, duke përfshirë Zendaya, Timothée Chalamet dhe Austin Butler.

“E neveritshme. Situata do shkojë deri në atë pikë ku njerëzit nuk duan të bëjnë ngjarje apo koncerte live”, shkroi një përdorues në Twitter. “Kjo është kaq e padrejtë,” thirri një person tjetër.”O zot, njerëzit janë kaq të pasjellshëm!” shtoi një e treta.

Aktorja– e cila luan në “Dune: Part Two” si Princesha Irulan Corrino – i bashkohet listës së emrave të tjerë të famshëm që kanë përjetuar një situatë të ngjashme.Në korrik, Harry Styles u godit në sy nga një objekt  teksa performonte në Vjenë, Austri, gjatë udhëtimit të tij Love on Tour.

Një muaj më parë, Bebe Rexha përfundoi me një sy të nxirë pasi u godit nga një celular gjatë një shfaqjeje në New York City. Nicolas Malvagna, njeriu që hodhi celularin, u arrestua më vonë dhe u akuzua për incidentin. Drake gjithashtu u godit nga një telefon gjatë ndalesës në Çikago në turneun e tij It’s All a Blur gjatë verës./Lapsi.al

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *