• |
ide | kryesore

Komentatori Pardo lë nam gjatë Napoli-Inter: “Osimhen nuk e ka 90 mes këmbëve”

Sport
Pardo



Napoli-Inter kishte vetëm pak sekonda që kishte nisur, kur komentatori I Dazn, Pardo, vendosi të dhurojë perlën e parë të mbrëmjes. Komentatori, duke folur për Osimhen, në lidhje edhe me fjalët e teknikut Mazzarri për të, bëri një gafë të madhe duke thënë: “Osimhen, siç tha edhe Mazzarri, nuk e ka 90 në mes të këmbëve… nuk i ka në këmbë, nuk i ka në këmbë”.

Ambrosini, në krah të tij, duhej të përmbahej që të mos shpërthente në të qeshur. E sa herë që i duhej të fliste për gjendjen fizike të Osimhen, i pyetur nga Pardo, i duhej të mbyste të qeshurën. Sidoqoftë, ish-mesfushori i Milan ia doli të kalonte me sukses momentin e sikletshëm e më pas të përqendrohej te ndeshja.

Lexo më tej: “Humbëm për fajin e arbitrit”: De Laurentiis i tërbuar, thërret në çështje FIGC e AIA

Gafa e komentatorit nuk ishte një ogur i mirë për Napolin dhe Osimhen. Nigeriani vërtetë që nuk i kishte 90 minutat në këmbë dhe nuk la shenjë kundër Inter, edhe pse një penallti duhet ta kishte fituar. Sidoqoftë, gafa e komentatorit Pardo nuk bëri të qeshte vetëm Ambrosinin, por duhet të ketë qenë momenti i vetëm i bukur për tifozët e Napolit në këtë ndeshje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *