• |
ide | kryesore

Tre shpjegimet/ Pse e vranë Liridona Ademajn

Arkiva, Kryesore, Lajme



Asnjëherë më parë tre burra nuk janë vënë në pranga për organizimin e vrasjes së një gruaje në këmbim të pagesës si në rastin e Liridona Ademajt, nënë e dy fëmijëve dhe punonjëse e një ëmbëltoreje në Suedi.

Dyshimet se i shoqi, Naim Murseli porositi vrasjen e të shoqes në pritë dhe më pas e përcolli atë në ceremoninë e varrimit me një gjakftohtësi patologjike e shndërruan historinë e Liridonës në një triller, ku pikëpyetja e madhe janë shkaqet që çuan në krim. Përse duhej vrarë Liridona Ademaj? Përse nuk e divorcoi Naim Murseli dhe përse vazhdon ai ta mohojë përfshirjen në krim?

Varianti i familjarëve të Liridonës

Edhe ata vetë kanë disa shpjegime për vrasjen e Liridonës. Megjithatë, që në fillim kanë fajësuar dhëndrin, Naim Murselin. Në momentin që vrasësit i dolën në pritë, Naim Murseli mori fëmijët dhe u largua nga makina duke braktisur bashkëshorten e tij. Akti i lënies së Liridonës në mëshirën e vrasësve ka mjaftuar që babai i viktimës të porosiste djemtë të largoheshin pas ceremonisë së varrimit dhe të prishnin miqësinë me familjen Murseli.

I pyetur nga gazetarët, vëllai i viktimës, Leonard Ademaj pranoi se janë disa variante që ka familja për vrasjen, por më bindësi është ai për përfitimin e miliona eurove nga siguracioni në Suedi.

“Tani mund të kemi shumë mendime se përse e ka bërë atë akt Naimi. Mendimet tona janë se Naimi që kur është kthyer ka pasur shpenzime dhe motra jonë kishte një siguracion të madh në Suedi dhe mos ndoshta ai ka menduar ta vriste dhe të merrte një shumë të konsiderueshme të parave. Mendojmë se ai ka qenë qëllimi kryesor dhe pse mund të ketë pasur qëllime të tjera” tha Leonardi.

Varianti i vrasësve Granit Pllava dhe Kushtrim Kokalla

Një shkak tjetër kanë dhënë në prokurori dy bashkëpuntorët për vrasjen e Liridonës, Granit Pllava dhe Kushtrim Kokalla. Në dosjen e prokurorisë thuhet se Naim Murseli takoi Kushtrim Kokallën një javë para vrasjes dhe i shpjegoi “problemet bashkëshortore që është duke pasur me të ndjerën”.

“Naim Murseli i ka treguar te pandehurit Kushtrim për problemet e tij bashkëshortore me të ndjerën Liridona Murseli, i pandehuri Kushtrim i ka thënë ‘unë ta zgjidh këtë punë’ dhe ndërkohë janë marrë vesh për një aksident të inskenuar”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

Gjithë inskenimi, sipas dosjes së prokurorisë, ishte bërë pas një premtimi për rreth 30 mijë euro që Murseli i kishte bërë Plavës për kryerjen e vrasjes.

Por familjarët e Liridonës mohojnë problemet brenda çiftit. Sipas tyre mes bashkëshortëve nuk ka pasur probleme dhe as nuk kishin nisur asnjë procedurë për divorc. Pas 13 vitesh martesë, vëllai i viktimës thotë se e motra nuk kishte folur me askënd për problemet me Naimin.

“Liridona ka qenë shumë e lumtur” tha ai për gazetarët.

Varianti i Naim Murselit për vrasjen

Kundër Naim Murselit janë dëshmitë e dy bashkëpuntorëve që tashmë kanë pranuar fajin. Kundër Naim Murselit është edhe opinioni publik. Kundër Naim Murselit janë edhe familjarët e bashkëshortes që e akuzojnë si vrasës.

Por ai dhe avokatët e tij i kanë qëndruar variantit të pafajësisë. Sipas tyre vrasja ndodhi me qëllim grabitjen.

Në gjykatë, Murseli nuk ka pranuar asnjë akuzë. Ai i qëndron deklaratave se nuk ka gisht në vrasjen e gruas.

Por kunati i tij përshkruan një sjellje jo vetëm të çuditshme, por edhe kontradiktore një ditë pas asaj që i ndodhi të shoqes.

“Dyshimet nisën të nesërmen. Ishte ora rreth 11 të nesërmen dhe prisnim të na thërriste. Djali i xhaxhait më tha se duhet të takonim Naimin, e telefononim dhe nuk i bënte telefoni. Ishte gjithë kohën me një shofer personal dhe ai më tha se ishin në një hotel.

Shkuam atje për ta takuar në Prishtinë. Hymë në dhomë, ishte atje duke qëndruar. Pas pak çastesh i erdhi edhe mëngjesi në dhomë, ne ishim pa gjumë pa ushqim prej natës së kaluar. Ne nuk ishim as në gjendje të afronim dorën për të ngrënë.

Djali i xhaxhait nisi ta pyesë. Përgjigjet e tij ishin habitëse, nuk dinte çfarë thoshte. Binte në kontradiktë me fjalët e veta. Aty lindën dyshime, por sërish nuk e mendoja. Ai thoshte që ishte në telefon dhe pastaj nuk e ka parë hajdutin, e ka parë Liridona. Ai po i jepte makinës, ndërsa djali i xhaxhait i tha po si po i jepje makinës kur ishe në telefon. Aty i tha se jo kështu po ashtu.

E pyetëm pse nuk e hapte telefonin dhe tha se e kishin vjedhur. Ne i thamë se dikush po e mbyll telefonatën. Pra nuk ishte i fikur. E thirrëm policinë dhe i thamë që numri i Naimit po punonte. Unë e pyeta, Liridona ku është dhe tha që Liridona sot mund të bëhej gati dhe nuk lejohej ta shikonim. Naimi erdhi me ne në morg dhe unë hyra i pari. Kur shohim më pas Naimi nuk ishte. Jo po nuk mundem ta shoh thoshte, po bënte disa mimika.

Të nesërmen erdhi 2 orë para ceremonisë mortore. Natën që ishim në Prishtinë erdhëm në shtëpi. Naimi tha se duhet të merrte fëmijët dhe erdhi këtu e ndejti 1 orë. Tha që në orën 8, ditën e varrimit e kishte kërkuar policia për të pyetur fëmijët. Kaloi ora 12 dhe Naimi nuk erdhi. E thirra në telefon dhe i thashë pse nuk erdhe.

Mbeta me fëmijët tha. Kështu erdhi Naimi rreth orës 12. I ka ngushëlluar familjarët tanë shumë pak, disa aspak. Pas asaj nga ora 2 morëm motrën dhe ikëm për në varreza” tregoi Leonard Ademaj.



13 Comments

  1. Liridonë e ka vra mentaliteti primitive barabar, Turko-islamik. Unë u bëra 35 vjeç dhe një vrasje me pagesë, dhe të ndodhë në pranitë të femive. Kurrë nuke kame degjuë. Këta njerzë jane pa Fe, pa Bës pa ndjenja njerzore.

    1. Nuk ka të bëjë kjo ngjarje makabre me “mentaliteti primitive, Turko-islamik”.
      Personi i akuzuar është një “vip” politik me njohje me figura të njohura politike , e nuk më duket se është ndonjë injorant që nuk di të shkruaj as gjuhën shqipe.
      Shohin disa shqiptarë filma triller me vrasje të tilla në seriale turke apo edhe të Hollivudit, e marin përsipër që të bëjnë hetuesin e gjykatësin.
      Përgëzoj organet e sigurisë së Kosovës që mbrenda një kohe të shkurtër, kanë arritur të arrestojnë të dyshuarit e kam bindjen se edhe organet e drejtësisë do ta zbardhin plotësisht ngjarjen duke ndëshkuar vrasësit mbështetur në ligjet e një shteti demokratik.

    2. Po na tregaka mentalitetin Turko-Islamik ti! Hidhi njehere syte nga Amerika dhe do e shofesh ca behet atje.
      Dreqi ta haje, mos e perzi fene ne kete mes, shumica derrmuese e feve e denojne vrasjen.

  2. Ka vetem nje zgjidhje per tu ulur krimet ndaj nenave dhe grave. Ekzekutimi…denim kapital. Dhe rezultatet do te jen krejt te ndjeshme

  3. por të tjerët, ata që e kanë menduar dhe besuar se ky “bashkim” do ishte rruga e duhur për të ardhur drejt pushtetit, sot duhet ta kenë më të qartë se s’ka bashkim parimor dhe ideor me Berishën.

    Me të ose mund të nënshtrohesh dhe t’i bindesh, ose do duhet të durosh nga goja e Tritanit ato që mendon Berisha, dhe nga ekrani i “syrit” koburen me të cilën gjuan Berisha.

  4. “Vetëm Kim Youngu në Kore sot paraqitet me motrën, pavarësisht se ai është lideri suprem, ai paraqitet me motrën. Tani çfarë na ndodhi, në kuvend ai paraqiti vajzën. Atëherë ekzpozimi i Argitës në një instancë të lartë, do të thotë që i tregoj demokratëve testamentin e vdekjes politike. Në një farë mënyre ekspozojë trashëgimtarin e vetë. Madje, kam dëgjuar që Berishën do ta arrestojnë, por jo nuk arrestohet. Ai mund të ketë një masë arresti në shtëpi dhe ketë do ta thyej, jam i bindur”,

    1. Po dreqi e mori !
      Çfarë lidhje ka kjo ngjarje me këtë vrasje makabre me “Argitën”, bijën e ish kryeministrit Berisha ?
      Ndjek nganjëherë emisionet me telefonata nga shikuesit në disa televizione shqiptare.
      Është për të vënë duartë në kokë kur dëgjon disa pensionistë që ankohen se nuk ju del hesapi të hanë bukë , të paguajnë ilaçet e dritat, e kërkojnë dëminim e opozitës e të “Saliut”, se po na djegin karriget e Kuvendit që i kemi paguar me taksar tona ??????????????
      Nuk jam edhe unë dakord me këtë stil protestash të dhunëshme në Kuvend, pasi ndikon tek fëmijtë e brezin e ri për ti bërë të dhunshëm.
      Por ama nuk më duket se ky nivel , më i ulti në Europë i pensioneve, vikërka sipas mendimit të disa kasketave të vjetra enveriste si pasojë se qenka tymosur apo qoftë edhe djegur një karrike e Kuvendit.
      Është ndoshta e dyshimtë shpallja non grata e Berishës nga SHBA, 9 vite pasi ai dha dorheqjen nga funksionet politike duke e krahasuar me aferat e shumta korruptive të qeverisjes së Ramës, por e shoh të dyshimtë edhe këmbënguljen e tij që në moshën 81 vjeçare të synojë të bëhet përsëri kryeministër e më e keqja, me koston e përçarjes së plotë të PD.

  5. Bodrum 10 mijë euro

    Bodrum 36 mijë euro.

    Truall 187 m2 në Tiranë

    Tokë arë 2270 m2 në Priskë të Madhe

    Tokë arë 3 000 m2 në Priskë të Madhe

    Dyqan 33 m2, 26 mijë euro

    Jamarbri

    Apartament 375 m2 në Tiranë

    Apartament 372 m2 në Tiranë

    Apartament 346 m2 në Tiranë

    Apartament 373 m2 në Tiranë

    Apartament 356 m2 në Tiranë

    Apartament 201 m2, 225 mijë euro

    Apartament 112 m2, 150 mijë euro

    Apartament 208 m2, 93 mijë euro

    Apartament 195 m2 në Tiranë

    Njësi ndërtimore 459 m2 në Tiranë

    Njësi ndërtimore 379 m2 në Tiranë

    Njësi ndërtimore 510 m2 në Tiranë

    Njësi ndërtimore 500 m2 në Tiranë

    Njësi ndërtimore 375 m2 në Tiranë

    Njësi ndërtimore 167 m2 në Tiranë

    Njësi ndërtimore 305 m2 në Tiranë

    Njësi ndërtimore 214 m2 në Tiranë

    Njësi ndërtimore 376 m2 në Tiranë

    Njësi ndërtimore 113 m2 në Tiranë

    Njësi ndërtimore 107 m2 në Tiranë

    Tokë arë 13 mijë m2, Alltare Tiranë.

    Garazh 16 m2 në Tiranë, 6 mijë euro

    Truall 685 m2, Bashkia Berat

    Truall 670 m2 në Tiranë, pjesa 186/684.

    Truall 442 m2 në Tiranë, pjesa 12/36.

    Truall 908 m2 në Tiranë, pjesa 186/684

    Truall 33 m2 në Tiranë, pjesa 9/40

    Truall 90 m2 në Tiranë, pjesë 1/192.

    Truall 206.5 m2 dhe ndërtesë 206.5 m2 në Tiranë, pjesa 1/4.

    Truall 3294 m2 dhe ndërtesë 1467 m2, tek ish Klubi Partizani.

    Truall 2330.3 m2 në Tiranë, pjesa takuese 186/684.

    Truall 1341 m2 dhe ndërtesë 565 m2, tek Rruga e Dibrës në Tiranë, pjesa takuese 189000/2100000

    Truall 680 m2, Bashkia Cërrik, në bashkëpronësi, regjistruar në 3 korrik 2007

    Truall 7.5 m2 dhe ndërtesë 7.5 m2 në Tiranë

    Truall 660 m2 në Tiranë, pjesa 7935/33600

    63 mijë euro llogari bankare, sekuestruar

    26 mln lekë llogari bankare, sekuestruar

    29 mijë USD llogari bankare, sekuestruar

    62 mijë euro llogari bankare, sekuestruar

    45 mijë euro llogari bankare, sekuestruar

    26 mijë euro llogari bankare, sekuestruar

  6. bashkëpunimi nisi qysh tek dera e Kuvendit, ku Garda nuk lejonte Flamurin të fuste brenda bombat tymuese, kurse Gazmend Bardhi kujdesej që gardistët mos t’i fusnin duart Flamurit.

    Ky ishte një hap i ndrojtur por i rëndësishëm për të shëruar plagën e bojkotit në Kuvendin e Argitës.

    Brenda sallës, ky bashkëpunim u bë dhe më i fortë. Flamuri ndizte bombat tymuese dhe i mbante në dorë, kurse Gazmend Bardhi tregonte se ku mund ta hidhte, dhe përsëri nuk lejonte njeri t’i afrohej që ta prekte.

  7. Zanafilla e edukimit te meshkujve fillon ne familje per ti bere njerez te denje ,te respektojne femren por aloma ne mentalitetin tone kur lind “Skenderbeu”i bejne gati shpaten qe ta perdore kush ti dale para.Ky eshte skenar filmi triller,e vrafte Zoti!

  8. Nese e ka vrare vertete burri, une mendoj qe dy jane shkaqet me te mundshme:
    1. Parate e Siguracionit
    2. Ligjet e felliqura qe ka shumica e Botes perendimore, ku gruaja ka te drejte ta ndaj burrin, ti mari femijet, shtepine, kursimet dhe ta mjeli gjithe jeten si lope.

    1. Sali Berisha ishte një prej këtyre të rinjve. Bashkë me Tritan Shehun, Mehmet Elezin, dhe të rinj të tjerë që ju bashkuan revolucionit kulturor kinez, duke prishur me zell kishat dhe xhamiat, Sali Berisha ndjehej fatlumë që po i bashkohej komunizmit në periudhën e tij më regresive.

      Marrja e teserës së Partisë së Punës së Shqipërisë e çliroi atë nga “bisturia” si mjet i vetëm për karrierën që kish zgjedhur deri atëhere. Ata që e mbajnë mend në organizatën e Partisë së Punës, vizatojnë disa tipare agresive të tij, të cilat shpesh kanë vënë në siklet kolegë të tij, të cilët teserën e partisë e kishin një mundësi për të qenë të qetë si mjek.ja nje islamik i qelbur dhe burracak si ky Vemja As

  9. Berisha, në atë kohë një komunist karrierist dhe agresiv, njeriu që përpiqej të afrohej me pjesën e inteligjencës që po promovonte familja Hoxha, duket shumë qesharak dhe i panatyrshëm në përuljen e tij ndaj Simon Stefanit, me të cilin nuk ka pasur dëshirë të dalë në foto as ndonjë komandant batalioni nga ushtria dhe jo më një mjek me rëndësi politike si Sali Berisha.

    Mjekut Sali Berisha iu desh një ditë në Ministrinë e Brendshme të bënte ekspertizën e “vdekjes” së Fiqret Shehut, gruas së Mehmet Shehut. Shënoi me qetësi ‘vdiq nga zemra’, ndërkohë që pamjet filmike të saj flasin për një të vdekur të gjallë nga torturat ç’njerëzore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *