• |
ide | kryesore

New York Times shigjeton Trump: Një mandat i dytë mund të jetë më radikal se i pari

Arkiva, F1, Planet
Trump



Donald Trump ka shfaqur prej kohësh impulse autoritare, por politikat e tij tani janë më të sofistikuara dhe valvulat për ta kontrolluar atë janë më të dobëta. 

Në pranverën e vitit 1989, Partia Komuniste Kineze përdori tanke dhe ushtarë për të shtypur një protestë pro-demokracisë në sheshin Tiananmen të Pekinit. Pjesa më e madhe e Perëndimit ishte e tronditur nga shtypja që vrau të paktën qindra aktivistë studentë. Por një amerikan i shquar ishte i impresionuar.

“Kur studentët u derdhën në sheshin Tiananmen, qeveria kineze pothuajse i shpërtheu”, tha Donald J. Trump në një intervistë me revistën Playboy një vit pas masakrës. “Pastaj ata (qeveria kineze) ishin të egër, ishin të tmerrshëm, por e ulën me forcë (protestën). Kjo ju tregon fuqinë e forcës. Vendi ynë tani perceptohet si i dobët”. 

Ishte deklaratë në një intervistë të gjerë, dhënë një gazetari që profilizonte një biznesmen të famshëm 43-vjeçar, i cili nuk ishte atëherë një lojtar në politikën kombëtare apo çështjet botërore. Por në dritën e asaj që Trump është bërë më tej, ekzaltimi i tij ndaj shtypjes së pamëshirshme të protestuesve pro-demokracisë tregon shumë.

Retorika e dhunshme dhe autoritare e Trump në gjurmët e fushatës së 2024-ës ka ngritur alarmin dhe ka rritur krahasimet me diktatorët fashistë historikë dhe njerëzit e fortë populistë bashkëkohorë. Javët e fundit, ai i ka dehumanizuar kundërshtarët e tij si “parazitë” që duhen “ç’rrënjosur”, deklaroi se emigrantët po “helmojnë gjakun e vendit tonë”, inkurajoi pushkatimin e hajdutëve të dyqaneve dhe sugjeroi që ish-kryetari i Shefave të Përbashkët të Stafit, Mark Milley, meritonte të ekzekutohej për tradhti.

Ndërsa kandidon sërish për president duke u përballur me katër ndjekje penale, Trump mund të duket më i zemëruar, i dëshpëruar dhe më i rrezikshëm për demokracinë e stilit amerikan sesa në mandatin e tij të parë. Por vija kryesore që shfaqet është shumë më afatgjatë: Ai ka lavdëruar dhunën politike dhe ka folur me admirim për autokratët për dekada të tëra.

Si kandidat presidencial në korrikun e vitit 2016, ai vlerësoi ish-diktatorin irakian Saddam Hussein se kishte qenë “i mirë” në vrasjen e terroristëve. Muaj pasi u inaugurua, ai i tha udhëheqësit të fortë të Filipineve, Rodrigo Duterte, se fushata e tij brutale e mijëra vrasjeve pa gjyq në emër të luftës kundër drogës ishte “një punë e pabesueshme“. Dhe gjatë katër viteve të tij në Zyrën Ovale, Trump i kapërceu kufijtë dhe i shkeli normat demokratike.

Ajo që do të ishte ndryshe në një administratë të dytë Trump nuk është aq shumë karakteri i tij sesa rrethina e tij. Forcat që përmbanin disi prirjet e tij autokratike në mandatin e tij të parë: anëtarët e stafit që e shihnin si të udhës që ndonjëherë ta frenonin atë; disa republikanë të Kongresit të gatshëm në mënyrë episodike për ta kritikuar ose kundërshtuar atë; një ekuilibër forcash në Gjykatën e Lartë që herë pas here vendoste kundër tij;  të gjitha këto forca do të jenë më të dobëta.

Si rezultat, planet dhe idetë më ekstreme të politikave të zotit Trump dhe këshilltarëve të tij për një mandat të dytë do të kishin një perspektivë më të madhe për t’u bërë realitet.

Një Agjendë Radikale

Për të qenë të qartë, disa nga ato që Trump dhe aleatët e tij po planifikojnë janë në përputhje me atë që ka shumë të ngjarë të bënte çdo president republikan me çështje standarde. Për shembull, Trump me shumë gjasa do të tërhiqte shumë nga politikat e Presidentit Biden për të frenuar emetimet e karbonit dhe për të përshpejtuar kalimin drejt makinave elektrike. Një ndryshim i tillë i rregullave dhe politikave si kjo do të dobësonte ndjeshëm mbrojtjen e mjedisit, por shumica e tyre pasqyrojnë skepticizmin rutinë dhe të gjatë të konservatorëve ndaj rregulloreve mjedisore.

Megjithatë, pjesë të tjera të agjendës së Donald Trump janë të gabuara. Asnjë president amerikan para tij nuk kishte luajtur me tërheqjen nga NATO, aleanca ushtarake e Shteteve të Bashkuara me demokracitë perëndimore. Ai ka thënë se do të rivlerësojë rrënjësisht “qëllimin e NATO-s dhe misionin e NATO-s” në një mandat të dytë.

Ai ka thënë se do të urdhërojë ushtrinë të sulmojë kartelet e drogës në Meksikë, veprim që do të shkelte ligjin ndërkombëtar nëse qeveria e Meksikës nuk do ta jepte pëlqimin. Dhe me shumë mundësi, ajo nuk do ta japë atë pëlqim.

Ai do të përdorte gjithashtu ushtrinë brenda në Amerikë. Ndërsa është përgjithësisht i paligjshëm përdorimi i trupave ushtarake për zbatimin e ligjit vendas, “Akti i Kryengritjes” lejon përjashtime. Pasi disa demonstrata kundër dhunës policore në vitin 2020 u kthyen në trazira, Trump kishte përgatitur një urdhër për përdorimin e trupave ushtarake për të goditur protestuesit në Uashington, D.C., por nuk e nënshkroi atë. Ai sugjeroi në një tubim në Iowa këtë vit se ai synon të dërgojë trupa ushtarake në mënyrë të njëanshme në qytetet e drejtuara nga demokratët për të zbatuar rendin publik në përgjithësi.

“Ju shikoni çdo shtet të drejtuar nga demokratët, dhe nuk është njësoj, nuk funksionon”, i tha Trump turmës, duke i quajtur qytete si Nju Jorku, Çikago, Los Anxhelosi dhe San Francisko strofulla krimi. “Nuk mund ta lëmë të ndodhë më. Dhe një nga gjërat e tjera që do të bëj është se s’do të pres kërkesën e guvernatorit apo kryebashkiakut për të ndërhyrë me trupa.” Edhe pse ashtu supozohet të ndodhë.

Planet e Donald Trump për të spastruar emigrantët pa dokumente përfshijnë bastisje gjithëpërfshirëse, kampe të mëdha paraburgimi, dëbime në shkallën e milionave në vit, ndalimin e azilit, përpjekje për t’i dhënë fund shtetësisë me të drejtën e lindjes për foshnjat e lindura në SHBA nga prindër pa dokumente dhe çuarjen e ushtrisë pranë kufirit jugor amerikan, për të përdorur edhe ushtarët si agjentë të imigracionit.

Trump do të kërkonte të zgjeronte pushtetin presidencial në shumë mënyra, duke përqendruar më shumë autoritet mbi degën ekzekutive në Shtëpinë e Bardhë, duke i dhënë fund pavarësisë së agjencive të ngritura nga Kongresi për të vepruar jashtë kontrollit presidencial dhe duke reduktuar mbrojtjen e shërbimit civil për ta bërë më të lehtë shkarkimin dhe zëvendësimin e dhjetëra mijëra punonjësve të qeverisë.

Më shumë se çdo gjë tjetër, zotimi i Trump për të përdorur Departamentin e Drejtësisë për të marrë hak kundër kundërshtarëve të tij është një sfidë e zhveshur ndaj vlerave demokratike. Duke u bazuar në mënyrën se si ai u përpoq të bënte që prokurorët të përndiqnin armiqtë e tij gjatë kohës që ishte në detyrë, kjo do t’i jepte fund normës së pavarësisë hetimore nga kontrolli politik i Shtëpisë së Bardhë.

Në të gjitha këto përpjekje, Trump do të mbështetej nga një infrastrukturë e jashtme e mirëfinancuar në mandatin e dytë. Në vitin 2016, think tank-et konservatore ishin bastionet e republikanizmit të stilit George W. Bush. Por organizata të tilla të reja të drejtuara nga veteranët e administratës Trump kanë dalë, madje dhe fondacioni i nderuar Heritage është riformuar për të qëndruar në linjë me “trampizmin”.

Një koalicion organizatash të tilla të quajtura “think tanks” ka hartuar plane politike me kryefjalën e Trump, “America First” (Amerika e Para), me nofkën Projekti 2025. Ndërsa disa propozime në këto organizata do ti jepnin përparësi synimeve të mega-donatorëve republikanë, të tilla si frenimi i rregulloreve për bizneset, të tjerat janë më të përshtatura me interesat personale të Trump.

Qendra për Rinovimin e Amerikës, për shembull, ka botuar një tezë të titulluar “Departamenti i Drejtësisë i SHBA nuk është i pavarur”. Teza u shkrua nga Jeffrey Clark, të cilin Trump gati e bëri prokuror të përgjithshëm për të ndihmuar përpjekjen e tij për të përmbysur zgjedhjet dhe po përballet me akuza penale në shtetin e Xhorxhias në lidhje me atë përpjekje.

I pyetur për të dhëne koment, një zëdhënës i Trump nuk iu referua specifikave, por kritikoi New York Times, pasi ne e quajtëm zotin Trump “të fortë në krim”. 

Parmakë të dobësuar

Edhe në kandidimin në vitin 2016, Trump shpërfilli normat demokratike.

Ai e portretizoi gabimisht humbjen e tij në Iowa si mashtrim dhe sugjeroi se do t’i trajtonte rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme si legjitime vetëm nëse fitonte. Ai kërcënoi se do të burgoste Hillary Clinton-in, i njollosi emigrantët meksikanë si përdhunues dhe premtoi se do t’i ndalonte myslimanët të hynin në Shtetet e Bashkuara. Ai ofroi të paguante faturat ligjore të çdo mbështetësi të tij që rrihte protestuesit në mitingjet e tij dhe ngjallte urrejtje kundër gazetarëve që mbulonin ngjarjet e tij.

Teksa mbante detyrën e Presidentit, Trump refuzoi të hiqte dorë nga bizneset e tij dhe njerëzit që ishin në favor të tij rezervuan blloqe të shtrenjta dhomash në hotelet që ai ka në pronësi. Pavarësisht një ligji kundër nepotizmit, ai punësoi në Shtëpinë e Bardhë vajzën dhe dhëndrin e tij.

Ai përdori fuqinë që jep ligji për rastet e emergjencave për të shpenzuar më shumë për një mur kufitar nga sa autorizoi Kongresi. Kryetarin e fushatës së tij të 2016, të cilin Trump e lavdëroi se nuk “rrëshqiti” ndërsa prokurorët u përpoqën pa sukses ta detyronin atë të bashkëpunonte si dëshmitar në hetimin për Rusinë, edhe pse u dënua me burg, Trump e fali (duke i hequr dënimin me dekret presidencial).

Por disa nga shkeljet potencialisht më serioze të normave nuk u realizuan dot.

Donald Trump i bëri presion Departamentit të Drejtësisë për të ndjekur penalisht kundërshtarët e tij. Departamenti i Drejtësisë hapi disa hetime penale, nga shqyrtimi i ish-sekretarit të shtetit John Kerry apo ish-shefit të FBI-së, James Comey, në përpjekjen e një avokati të posaçëm, John Durham, për të gjetur një bazë për të akuzuar zyrtarët e sigurisë kombëtare të kohës së Obamës; ose për të hetuar Hillary Clinton për krime që lidhen me origjinën e hetimit për Rusinë. Prokurorët vendosën të mos ngrinin akuza të tilla, duke e tërbuar Donald Trumpin.

Por, edhe asnjë përpjekje për të fajësuar Trumpin nuk pati sukses. Trump u përpoq të detyronte Ukrainën që të hapte një hetim penal ndaj Joe Biden duke mos dhënë ndihmë ushtarake, por qeveria në Ukrainë nuk bashkëpunoi. Trump u përpoq të përmbyste humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020 dhe nxiti trazirat e 6 janarit në Kapitol, por zëvendëspresidenti Mike Pence dhe shumica e kongresit kundërshtuan përpjekjen e tij për të qëndruar në pushtet.

Ka arsye për të besuar se pengesat dhe mburoja të ndryshme që e kufizuan Trump në mandatin e tij të parë do të mungojnë në mandatin e dytë.

Disa nga ato që Donald Trump u përpoq të bënte u penguan nga paaftësia dhe mosfunksionimi i ekipit të tij fillestar. Por gjatë katër viteve, ata që qëndruan me Trump mësuan të ushtronin pushtetin në mënyrë më efektive. Pasi gjykatat bllokuan ndalimin e tij të parë të udhëtimit (për shtetas nga 7 vende myslimane), për shembull, ekipi i tij zhvilloi një version që Gjykata e Lartë e lejoi të hynte në fuqi.

Katër vitet e emërimeve të tij krijuan një supershumicë të rrënjosur republikane në Gjykatën e Lartë, e cila me shumë gjasa do të ishte në anën e tij në disa raste që ai humbi, siç ishte vendimi 5 me 4 në qershor 2020 që e ndaloi Trump të eliminonte një program që mbron nga dëbimi disa njerëz pa dokumente që ishin sjellë në SHBA që fëmijë dhe u rritën si amerikanë.

Republikanët në Kongres ishin shpesh partnerë dhe mundësues, duke punuar me të për të konfirmuar gjyqtarët dhe për të ulur taksat e korporatave, ndërkohë që kryenin mbikëqyrje të pakët. Por disa republikanë kyç të Kongresit herë pas here denoncuan retorikën e tij ose kontrolluan propozimet e tij më shkatërruese.

Në vitin 2017, senatori i atëhershëm Bob Corker e qortoi Trump për kërcënime të pamatura ndaj Koresë së Veriut në Twitter, dhe senatori i atëhershëm John McCain dha votën vendimtare kundër shtytjes së Trump për të anuluar, pa plan zëvendësues, një ligj që e bën sigurimin e shëndetit të disponueshëm gjerësisht.

Ka të ngjarë që republikanët në Kongres do të jenë edhe më të lakueshëm në një mandat të dytë të Trump. Partia është bërë më e tërhequr dhe madje entuziaste për gatishmërinë e Trump për të kapërcyer kufijtë. Dhe Donald Trump ka rraskapitur, frikësuar ose dëbuar ligjvënësit kryesorë republikanë të cilët kanë qëndrim të pavarur dhe kanë demonstruar vullnet të rastësishëm për ta kundërshtuar atë.

Senatori John McCain, i cili kandidati republikan përballë Barak Obamës në vitin 2008 vdiq në 2018-n. Ish-Përfaqësuesja Liz Cheney, e cila votoi për të fajësuar Trump për nxitjen e trazirave të 6 janarit dhe ndihmoi në udhëheqjen e komitetit që hetoi ato ngjarje, humbi vendin e saj ndaj një sfiduese kryesore pro-Trump. Senatori Mitt Romney, kandidati republikan për president të vitit 2012 dhe i vetmi senator republikuan që votoi për të dënuar Trump në gjyqin e tij të parë të shkarkimit, po tërhiqet.

Frika nga dhuna e mbështetësve të Trump gjithashtu imponon kontrollin. Në librat e fundit, si Romney ashtu edhe znj.Cheney thanë se kolegët republikanë, të cilët nuk i përmendën, u thanë atyre se donin të votonin kundër Trump në procedurat e shkarkimit të 6 janarit, por nuk e bënë këtë nga frika për sigurinë e tyre dhe të familjeve të tyre.

Personeli është Politika

Ndoshta kontrolli më i rëndësishëm në presidencën e Donald Trump ishte rezistenca e administratës së brendshme ndaj disa prej kërkesave të tij më ekstreme. Një grup jo i vogël i ish-të emëruarve të tij të nivelit të lartë që atëherë pati paralajmëruar se ai nuk është i përshtatshëm për të qenë president. Këtu përfshihen ish-shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, John F. Kelly; ish-sekretarët e mbrojtjes Jim Mattis dhe Mark T. Esper; ish-këshilltari i sigurisë kombëtare John R. Bolton; ish-Prokurori i Përgjithshëm William P. Barr; dhe të tjerë.

Donald Trump nga ana e tij i ka denoncuar të gjithë si të dobët, budallenj dhe jobesnikë. Ai u ka thënë privatisht njerëzve të afërt se gabimet e tij më të mëdha kishin të bënin me njerëzit që ai emëroi, veçanërisht zgjedhjet e tij për prokurorë të përgjithshëm. Këshilltarët që kanë qëndruar me të janë të vendosur se nëse ai fiton një mandat të ri, nuk do të ketë zyrtarë që ia pengojnë qëllimisht axhendën.

Përveç përgatitjes së dokumenteve të politikave, koalicioni i organizatave të drejtuara nga njerëz të lidhur me Trump ka përpiluar një bazë të dhënash të mijëra rekrutëve të mundshëm të verifikuar për t’i punësuar në rast fitoreje. Përpjekje të ngjashme janë duke u zhvilluar nga ish-zyrtarë të lartë të administratës Trump për t’u përgatitur për të pajisur qeverinë me avokatë që mund të gjejnë mënyra për të bekuar idetë radikale të Shtëpisë së Bardhë në vend që të ngrenë kundërshtime ligjore.

Përpjekje të tilla për personelin do të bazoheshin në një ndryshim në vitin e tij të fundit si president. Në vitin 2020, Trump zëvendësoi këshilltarët që kishin kërkuar ta kontrollonin atë dhe vendosi një ndihmës të ri, John McEntee, për të çrrënjosur zyrtarë të tjerë që konsideroheshin të pamjaftueshëm besnikë.

Në varësi të zgjedhjeve të Senatit, konfirmimi i kandidatëve jo-bindës në poste të rëndësishme mund të jetë sfidues. Por një tjetër shkelje norme që Trump zhvilloi gradualisht ishte përdorimi agresiv i fuqisë së tij për të plotësuar përkohësisht vendet vakante me drejtues “provizorë” për pozicione që supozohet se do t’i nënshtrohen konfirmimit të Senatit.

Në vitin 2020, për shembull, Trump bëri Richard Grenell (një aleat luftarak i Trump dhe ish-ambasador në Gjermani) drejtor provizor të inteligjencës kombëtare. Dy udhëheqës të mëparshëm të inteligjencës së epokës Trump e kishin zemëruar Presidentin duke mbrojtur një vlerësim se Rusia ishte përpjekur fshehurazi të ndihmonte fushatën e tij të vitit 2016 dhe duke informuar liderët demokratë se Rusia po e bënte këtë përsëri në vitin 2020. Në vend të kësaj, Grenell fitoi lavdërimet e Trump duke publikuar materiale që republikanët më pas i përdorën për të thënë se hetimi i Trump për lidhjet me Rusinë është i dyshimtë.

Pasi zoti Trump u largua nga detyra, pati shumë propozime për të kodifikuar në ligj normat demokratike që ai shkeli, si shkelja e kufijve për përdorimin e kompetencave të urgjencës nga Presidentët; kërkesat që Presidentët të publikojnë taksat që paguajnë, apo shtimin e faljeve të personave që dënohen nga ligji.

The New York Times, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 



4 Comments

  1. Interesant ky artikull. Duket sikur ka dale nga zyrat e propogandes rilindase.

    Cfare ngjashmerie ka me propoganden antiberishe qe zhvillohet ne Shqiperi.

    Po aq interesante eshte se demonizimi si i Tramp ashtu edhe i Berishes vetem sa e kane

    rritur mbeshtetjen ndaj tyre . Dhe kjo per ne fakt te thjeshte: Sepse njerzit binden nga

    faktet me shume se sa nga propoganda.

    Fakt eshte se ne shqiptaret ne “epoken” Rama jetojme me keq se ne “epoken” e Berishes,

    fakt eshte se njerzit jane me pak te lire ne “epoken” Rama se ne ” epoken” Berisha

    fakt eshte se korrupsioni eshte shumefishuar ne “epoken” Rama ne krahasim me ate te

    Berishes.

    Fakt eshte se arritjet me te medha te Shqiperise jane bere ne kohen e Berishes

    fakt eshte se ne kohen e Rames Shqiperia eshte varferuar, kanabizuar, kriminalizuar dhe shpopulluar.

  2. CILA DUHET TE JET PYETJA DHE PERGJIGJA KOHES KUSH DUHET APO KUSH VJEN thotë:

    BOTES I DUHEN NE DREJTIM TE GJITH JERZIT E SUKSESESHEM MBASI SUKSESIN DUAM TE GJITH POR KUSH JAN JAN NJERZIT QE PERSHTATEN ME MENYRAT SI JAN KRIJUAR TE FUNKSIONOJN SUKSESI NE CDO KUPTIM ,QE RENDIMENTIN TA KEN DOBIN ME TE MADHE SE DEMIN PER SHUMICEN

  3. A JU QIFSHA NJUJORKUN MU NE PIDH
    GJITHMONE ME TE NJEJTEN MANIPULLIM

    OBOBOOOO CDO TE NA GJEJE PO ERDHI TRAMPI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *