• |
ide | kryesore

Video/ Golin e ka harruar nga prilli, Kean fillon… muzikën: kënga e parë në bashkëpunim me Boro Boro

Sport
Boro Boro



Në fushë ai nuk ka shënuar asnjë gol që nga prilli i kaluar, por jashtë drejtkëndëshit të gjelbër Moise Kean përpiqet të godasë në shenjë me një tjetër projekt që ka shumë pak lidhje me futbollin. Sot më 4 dhjetor u publikua në Spotify kënga e parë e sulmuesit të Juventus. Ka qenë vetë lojtari që ka bërë njoftimin për këtë inovacion, në bashkëpunim me reperin Boro Boro.

“4/12 something to talk about (diçka për të folur)…”, ka shkruar dje Moise Kean në profilin e tij në Instagram. Referenca ishte publikimi në Spotify dhe në të gjitha platformat e “Outfit”, e këngës së tij të parë, të kënduar në bashkëpunim me reperin Boro Boro. Që qershorin e kaluar në YouTube po qarkullonte promo e videos “Drip the money freestyle”. Natyrisht, shumë përdorues ishin kuriozë të shihnin sulmuesin e Juventus duke treguar pasionin e tij të madh.

Sulmuesi i lindur në vitin 2000 duket krejtësisht i qetë në rolin e reperit. Një pasion që e bashkon, në fakt, me shumë lojtarë të tjerë të Serie A, përfshirë asin e Milan, Rafael Leao, me të cilin është shpesh në studiot e regjistrimit. Kean ka ende një karrierë të gjatë përpara, por ndërkohë po përgatitet edhe për të ardhmen e tij në skena të tjera. A do të jetë në gjendje të depërtojë?



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *