• |
ide | kryesore

Allegri mposht zikaltrin Inzaghi si ‘Trajneri më i mirë i nëntorit’: “Një nga ‘Maestrot’ e futbollit tonë”

Sport
Allegri


Çmimi “Coach Of The Month” i muajit nëntor iu dha trajnerit të Juventus, Massimiliano Allegri. Trofeu do të dorëzohet gjatë ndeshjes Juventus-Napoli, e planifikuar të premten në orën 20:45 në “Allianz Stadium” të Torinos. Çmimi u caktua nga një juri e përbërë nga drejtorë të gazetave sportive, të cilët vlerësuan trajnerët individualë. Në thelb, u bazua në kriteret tekniko- sportive dhe cilësinë e lojës së shprehur nga ekipet e tyre. Natyrisht vlerë kishte edhe sjellja/fair-play e mbajtur gjatë ndeshjeve. Për llogaritjen përfundimtare, u morën parasysh javët nga e 11-a deri në 13-ën e Serie A 2023/2024.

“Max Allegri është një nga “Maestrot” e mëdhenj të futbollit tonë dhe këtë vit ai e ka bërë Juventus një përzierje perfekte lojtarësh të rinj dhe atyre me përvojë, duke i rikthyer ata në një nga pretendentët kryesorë për titull”, deklaroi CEO i Lega Serie A, Luigi De Siervo -. Përvoja e tij e jashtëzakonshme dhe karakteri i fortë po e lejojnë atë të menaxhojë më së miri një skuadër që i është dashur të kompensojë mungesat e rëndësishme. Juventusi i tij, i cili vazhdon rivalitetin me Inter, është ekipi me serinë më të gjatë të pathyeshmërisë në kampionat”.

Lexo më tej“Juventus hoqi dorë nga oferta e madhe për Gatti”: prapaskena e bujshme si Allegri e ndaloi të ikte


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *