• |
ide | kryesore

Arbitri Massa ‘non grata’ në Napoli, AIA i jep të drejtë: goli i parë i rregullt

F1, Sport
Massa



Vlerësimi i AIA-s për paraqitjen e arbitrit Davide Massa në Napoli-Inter është pozitiv. Pavarësisht protestave të të kaltërve, vëzhguesit e arbitrave në stadiumin Maradona e kanë gjykuar pozitivisht punën e arbitrit ligur. Megjithatë, shton Il Mattino, Massa nuk do të të gjykojë më ndeshjet e Napolit për një farë kohe.

Në pritje të ndonjë deklarate zyrtare nga dizenjatori i arbitrave Rocchi, ka edhe një shpjegim për rregullsinë e golit të parë të Calhanoglu. Para së gjithash, çështja Lotobtka-Lautaro: gazeta napolitane shpjegon se si sllovaku, në momentin e mbajtjes nga argjentinasi, e kishte humbur tashmë zotërimin e topit, nuk mund ta mbërrinte më dhe kjo është arsyeja pse Massa nuk e ndaloi lojën.

VAR, megjithatë, nuk ndërhyri më pas, sepse goli vijen në një Attacking Possession Phase (o APP) të re. Pra, një veprim i ri ofesnsiv në të cilin kontakti Lobotka-Lautaro nuk kishte më rëndësi, të paktën për qëllimet e VAR. Në fakt, ka një periudhë të caktuar, para dhe pas një episodi të vetëm, brenda së cilës mund të rishikohen imazhet dhe ajo periudhë kishte kaluar tashmë përpara goditjes së Calhanoglu. Il Mattino kujton gjithashtu se është i njëjti rast për të cilin në Salerno nuk u anulua goli i Raspadori, pavarësisht pozicionit jashtë loje të Olivera.

Lexo më tej: Moviola e Cesari, Inter u favorizua në Napoli: “Goli duhej anulluar, ndaj Osimhen ishte penallti”

Sido që të jetë, ka shumë gjasa që Massa të mos arbitrojë për disa kohë Napolin. Një vendim i kuptueshëm për të shmangur tensionet e mëtejshme si për ambientin e të kaltërve, ashtu edhe për qetësinë e arbitrit.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *