• |
ide | kryesore

Bisedime për t’u bërë investitor strategjik në Shqipëri/ Ishte takuar me presidentë e kryeministra

Lajme, Të fundit
“Milionat nga sigurimi”, a është ky një prej motiveve që Naim Murseli organizoi vrasjen e gruas



Babai i Naim Murselit, i cili akuzohet se porositi vrasjen e bashkëshortes së tij, tha se djali i tij ka punuar që 14 vjeç dhe sipas tij ashtu ka ndërtuar edhe pasurinë e tij.

Në një intervistë për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News24, Shaban Murseli tha se Naimi ka pasur dhe bisedime dhe takime në Tiranë për t’u bërë investitor strategjik. Ai tha se djali nuk ka pastruar paratë e askujt, as të politikanëve, pasi ka punuar vetë.

Si është e mundur që në moshën që ka Naimi të ketë kaq shumë para dhe biznese?

Ka punuar që në moshën 14 -vjeçare.

Djali juaj ka qenë shpesh në Shqipëri në takime me politikanë të nivele të larta. Mesa di ka biseduar për investim strategjik në Shqipëri? E vertetë është kjo?

Po, në Shqipëri ka takuar presidentë, kryeministra. Ka takuar Edi Ramën. Ka qenë dhe në çeljen e punimeve për aeroportin e Vlorës.

Më herët ai u shpreh se ende nuk e kishte një ide se çfarë mund ta ketë shtyrë djalin e tij të organizonte vrasjen e bashkëshortes. Ai hodhi dhe dyshime se Naimi mund të jetë kërcënuar për çështje biznesi ose politike.



3 Comments

  1. LEXONI PER PSIKOPATINE FEMRA MESJETARE:

    Prepare to be tortured: – the price you will pay for dating a narcissist
    by A B Jamieson (Author)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *