• |
ide | kryesore

Detaji që tradhtoi Naim Murselin në varrimin e Liridona Ademit

Lajme, Të fundit


Vrasja e Liridona Ademit në Prishtinë, ngjarje për të cilën akuzohet bashkëshorti Naim Murseli si organizator, tronditi mbarë opinionin publik. Vrasja ishte organizuar si grabitje e shkuar keq, por Policia e Kosovës mundi ta zbardhë brenda pak orësh ngjarjen. Naim Murseli u arrestua si organizator i vrasjes pas varrimit të Liridona Ademit.

Por gjatë ceremonisë mortore, ku i pranishëm ishte edhe vetë Naim Murseli që përcillte për në banesën e fundit bashkëshorten të cilës ia kishte marrë jetën vetë, e tradhtoi një veprim i tij që kaloi pa u vënë re mirë. Ky moment, që është transmetuar nga emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus, është mos falja e xhenazes Liridonës nga Naimi.

Të gjithë burrat e pranishëm në varrim marrin pjesë në faljen e xhenazes, ndërsa Naim Murseli nuk merr pjesë. Bashkëshorti i Liridonës u arrestua pas ceremonisë mortore nga Policia e Kosovës, të cilët prisnin të përfundonte ky moment i vështirë për familjen e të ndjerës.


2 Comments

  1. O gazekare… Ne nuk themi ne shqip ” grabitje e shkuar keq,”.
    Hiqni dore nga perdorimi si robot i frazava nga anglishtja ( Robbery gone wrong) .
    Ka plot shprehje ne Shqip te pershtatshme per kete togfjalesh.
    Na e shpifet.

    1. bravo! keta diletante po na ndyjne shqipen..Nuk ka as resxpektim te kohes se foljeve dhe as te shprehjeve gjuhesore shqipe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *