• |
ide | kryesore

Kurti: Mirush Kabashi do të kujtohet ngjatë për interpretimet e tij mjeshtërore

Lajme, Të fundit
Bruksel



Dita e sotme ka nisur me një lajm a të trishtë për të gjithë artin shqiptar. Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë artisti i shquar, Mirush Kabashi.

Për vdekjen e tij ka reaguar edhe kryeministri Albin Kurti, i cili është shprehur i pikëlluar.

Përmes një njoftimi në Facebook, Kurti shkruan se Kabashi do të kujtohet gjatë për interpretimet e tij aq të fuqishme dhe mjeshtërore të poezisë shqipe. Ai iu shprehu ngushëllime familjes Kabashi dhe kolegëve të tij të lojës dhe të skenës.

POSTIMI I PLOTË:

Me pikëllim nisi kjo e martë, nga lajmi i mëngjesit të sotëm që në orët e hershme të këtij 5 dhjetori, ka vdekur Mirush Kabashi, aktori i madh shqiptar i teatrit dhe i kinemasë.

Mbi një qind role të luajtura në skena teatrore dhe në sheshxhirime filmash, gjatë një karriere më shumë se gjysmëshekullore të gjatë, tregojnë për aftësitë e larta profesionale të Mirush Kabashit si edhe për shpirtin e fuqishëm artistik të tij prej aktori.

Për brezat që e panë duke luajtur në skenë, Mirush Kabashi do të kujtohet gjatë për interpretimet e tij aq të fuqishme dhe mjeshtërore të poezisë shqipe. Pasi ta keni parë një herë Mirush Kabashin duke e interpretuar poezinë e Fan Nolit “Hymni i flamurit”, sa herë që t’i lexoni vargjet “O flamur gjak, o flamur shkabë…”, do t’iu rikthehet zëri i tij aq i fortë duke e recituar këtë poezi në shumë skena dhe evente.

Mirush Kabashi ishte “Sokrati” i vërtetë”, te “Apologjia e vërtetë e Sokratit” e autorit grek Kostas Varnalis. Mirush Kabashi e solli aq të gjallë Sokratin, madje duke i përngjarë pamjeve të skulpturave antike greke për Sokratin me mjekrrën dhe flokët e shpupurisura si dhe duke i folur me zërin e tij fjalët e atij që foli aq shumë pa shkruar ndonjëherë asnjë fjalë, Sokratit!

I lindur më 17 prill 1948 në Shkodër por me origjinë nga Gjakova, ky shpirt artisti nga fisi i Kabashit, iu falë gjithë kulturës e popullit shqiptar nëpërmjet artit të tij dramatik.

Ngushëllime familjes Kabashi, kolegëve të tij të lojës dhe të skenës, mes nderimesh e kujtimesh për mjeshtrin e aktrimit, Mirush Kabashin!



3 Comments

  1. Eshte e disata here qe publikojne lajmin se Mirush Kabashi ka vdekur, e kane kthyer ne gallate dhe hobi kete lajm! A eshte e verte se ka nderuar jete apo eshte fakenews dhe perseri tallen me jeten e robit?! Kjo eshte e turpshme, eshte makabre se paku, KAQ!

  2. VIDEO/ ‘’Të ngrihemi për të ardhmen e fëmijëve’’, qytetarët pas thirrjes së Argita Malltezit: Të ngrihemi kundër saj, është hajdute.shpellkare e cecene tani do kenaqeni me kryekaren e re argiten,30 vjet ja lepite bythen me mut salihut tani do lepini bythen e argites sapo kjo te bashkohet me lulzimen e pd

  3. Po ti psikopat që vazhdon në çdo lajm me këtë status nuk ka ke lëpi për 45 vjet Enverit dhe nja 25 vjet Ramës??? Ky ka qenë dhe është kontributi yt e i të gjithë patronazhistëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *