• |
ide | kryesore

Po vjen TV Policia, një media më shumë për propagandën e qeverisë

Arkiva, Kryesore, Lajme



Në vitin e dhjetë të pushtetit, Rilindja konstaton ende mangësi me sektorin e propagandës. Duket se nuk i mjaftojnë mediat kryesore të kapura nga qeveria dhe as ERTV-ja e kryeministrit.

Vitin tjetër do të shpenzohen para publike për krijimin e Tv Policia. Taulant Ballës i duhet një frëngji tjetër për të trumbetuar arritjet e Policisë së Shtetit, e cila me zbardhjen e bisedave të enkriptuara në aplikacionet “Sky” dhe “Encro Chat”, në masë të madhe të saj del e lidhur kokë e këmbë me krimin e organizuar.

Lapsi.al ka parë një dokument konfidencial të Ministrisë së Brendshme, që argumenton nevojën për hapjen e Televizionit Policia.

“Nisur nga dinamika e ngjarjeve dhe zhvillimeve në Policinë e Shtetit, si dhe për përmbushjen e pritshmërive të publikut e objektivave të Policisë, është e domosdoshme riorganizimi dhe shtimi i personelit në Sektorin e Komunikimit me Median dhe Publikun, dukë e shndërruar këtë sektor në një redaksi të mirëfilltë ku të funksionojë si “Policia TV”, thuhet në dokumentin që ka parë Lapsi.al

TV Policia, sipas po të njëjtit dokument, thuhet se do të ketë 9 punonjës ndërsa drejtuesi i televizionit duhet të mbajë gradën “Drejtues”.

Nuk është e qartë ende se sa do të jetë kosto shtesë në buxhet për këtë media të re që do të propagandojë arritjet e Policisë së Shtetit. Paratë janë parashikuar në buxhetin e vitit 2024. Në kushtet ku ndodhet sot Policia e Shtetit, gjëja e fundit që s’do t’i duhej është një televizion për pak propagandë më shumë.

 ©LAPSI.al



7 Comments

  1. Ku eshte dokumenti se mesa duket do Shesi Ballinen Andi Bushati per te paguar gjoben
    Ka pare nje dokument “Lapsi”…
    Medet po vdiskan gazetaret per buke se rroga ska dhe sajojne lajme

  2. Kur e shkruajne gazetaret e Lapsit patjeter qe eshte lajm i vertete. Kronikasit e Lapsit si ata te kohes otomane, rine pas sulltanit Bushati te fusin ne kronikat e Lapsit gjithe endrat, epshet, inatet dhe peshperimat e kronikarit me te madh antiamerikan dhe anti Rama te kohes moderne Shqiptare, Andi Bushati

  3. “Në vitin 1979 Hysni Kapo ndodhej i shtruar në spital në Paris të Francës. “Ilaçi” më i mirë për gjyshin Kapo, që ia kishin çuar për ta patur pranë në ditët e fundit të jetës, ishte nipi 9 vjeçar. Për të treguar devotshmërinë ndaj Hysniut, Berisha “derdhi” gjithë përkëdhelitë dhe dashurinë e tij mbi Andin, madje duke u bërë edhe kaluar “mamit të mirë”, sepse… i lante atij edhe të ndenjurat.

    “Dy herë në ditë”

  4. Fytyra e ketij egzemplari verteton profecine marksiste,qe njeriu e ka prejardhjen nga majmuni.Rueni kete egzemplare si moment kulture,se dhe majmunet e soten kane evoluar dhe nuk gjen dot egzemplare majmuni te te asaj kohe parahistorike qe i drejtohet marksi si krijuesit tane,pra te njeriut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *