• |
ide | kryesore

Protestë në Prishtinë për vràsjen e 30-vjeçares nga bashkëshorti

Lajme, Të fundit
liridona



Pas vrasjes së Liridona Ademajt, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, do të mbajë protestë me moton “nuk ka paqe pa sigurinë e grave”. Protesta pritet të nis në orën 18:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.

“Thërrasim në organizim dhe veprim të gjitha/ë anembanë Kosovës që të mblidhemi dhe të themi njëzëri që nuk ka paqe pa sigurinë e grave dhe të kërkojmë që dhuna e gjinizuar dhe femicidi të trajtohen si urgjencë kombëtare”, thuhet në njoftim.

Të dielën, Gjykata Themelore në Prishtinë vendosi nga një muaj paraburgim për bashkëshortin e 30-vjeçares, Naim Murseli dhe dy të dyshuarit e tjerë. Liridona u vra teksa ndodhej në makinë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre të mitur mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë. Autoritetet arrestuan të shoqin me akuzën se ka organizuar vrasjen si dhe ka inskenuar grabitjen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *