• |
ide | kryesore

SHBA shpall ‘non grata’ ish-zv. kryeministrin maqedonas

Arkiva, Lajme, Të fundit



SHBA e kanë futur në listën e zezë ish-zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Koço Angjushev, duke ia ndaluar hyrjen në vend, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të madh, njoftoi të martën Departamenti amerikan i Shtetit (DASH).

Në një komunikatë për media, DASH-i tha se sa ishte zëvendëskryeministër, Angjushevi e shkeli pozitën zyrtare për përfitim të interesave të veta private e biznesore “duke e minuar në këtë mënyrë besimin e publikut të Maqedonisë së Veriut në institucionet e tyre qeveritare dhe proceset publike”.

Angjushev ishte zëvendëskryeministër nga viti 2017 deri në vitin 2020, në qeverinë e udhëhequr nga Zoran Zaev.

“Veprimi i sotëm dëshmon se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë përkrah atyre njerëzve në Maqedoninë e Veriut të cilët kërkojnë llogaridhënie për zyrtarët e korruptuar publikë”, tha DASH-i.

Përveç tij, Departamenti njoftoi se ua ka ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara edhe bashkëshortes së Angjushevit, Elizabetës, si dhe fëmijëve të tij, Angel dhe Ognen.

Ky vendim, thuhet në njoftim, rithekson përkushtimi e SHBA-së për ta luftuar korrupsionin, i cili e dëmton interesin publik, e pengon prosperitetin ekonomik të vendit, dhe zvogëlon mundësitë e qeverive të përgjigjen në mënyrë efektive ndaj nevojave të qytetarëve të vet.

Angjushev është pronar dhe drejtor ekzekutiv i grupit Fero Invest dhe i fabrikës Brako.

Në vitin 2014, revista ekonomike amerikane Forbes e shpalli Angjushev një nga pesë maqedonasit më të pasur./REL



4 Comments

  1. VIDEO/ ‘’Të ngrihemi për të ardhmen e fëmijëve’’, qytetarët pas thirrjes së Argita Malltezit: Të ngrihemi kundër saj, është hajdute.nje fytyre me salihun

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      Vdeksh idiot!

      Kurrë mos ngritsh kokë!

  2. Të bësh të njëjtin postim në çdo lajm të Lapsit e që më keq akoma që s’kanë asnjë lidhje me çfarëdo që shkruhet të çon në mendimin që më të vërtetë ka probleme psiqike. Dhe kjo është karakteristikë e të gjithë patronazhistëve!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *