• |
ide | kryesore

‘Sundimi i ligjit’/ Vihen në pranga tre persona për vepra të ndryshme penale në Fier

Lajme, Të fundit
Qarkullonte me armë me vete, arrestohet një person në Durrës (Emri)



Tre persona janë arrestuar në Fier në kuadër të operacionit ‘Sundimi i Ligjit’. Bëhet fjalë për një 54-vjeçar i dënuar me burgim, për vjedhje në rrethana rënduese, si dhe 2 të tjerë që thyen masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

54-vjeçari Vladimir Halili u ndalua pasi ishte dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim për vjedhje në rrethana rënduese. Në vitin 2020, Halili kishte vjedhur në 2 banesa në fshatin Pirrë, ndërsa në 2021 një magazinë në Rrapëz.

Gjithashtu u arrestua një 21-vjeçar, i cili u kap jashtë banese pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Vlorës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Një 39-vjeçar u kap gjithashtu në flagrancë jashtë banesës në cenim të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Fierit, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *