• |
ide | kryesore

“The Banker” revista prestigjoze e Financial Times përzgjedh OTP Bank Albania si Bankën e Vitit 2023 për Shqipërinë për vitin e dytë radhazi!

Lajme, Të fundit



“The Banker” revista prestigjoze e Financial Times përzgjedh OTP Bank Albania si Bankën e Vitit 2023 për Shqipërinë për vitin e dytë radhazi! OTP Albania përmbyll në të njëjtën kohë dhe përmirësimin e sistemeve bankare!

Pikërisht në vitin më të rëndësishëm dhe më të ngarkuar të Bankës përsa i takon projekteve dhe arritjeve, vjen ky lajm si një kurorë mbi sukseset e bankës OTP Albania.

Vite interesante dhe me ngjarje domethënëse kanë qenë 2022 dhe 2023, të cilësuara nga marrja e çmimeve prestigjoze për

Bank OTP Albania gjatë këtij viti, duke mos harruar këtu edhe Euromoney Awards në verë dhe tashmë The Banker për të dytin vit radhazi.

Përmes transformimit madhor, menjëherë pas bashkimit me Alpha Bank Albania, OTP Albania solli për klientët një bankë më të madhe, me rrjet më të madh degësh dhe rrjetin më të madh në vend të ATM-ve. Ndërkohë që siç njoftuan, u përmbyll edhe faza e fundit e bashkimit teknik të bankave, një moment shumë jetik për bankën drejt përmirësimit tërësor të sistemeve dhe si rrjedhim edhe shërbimit bankar. Prej këtij procesi, klientët e bankës tashmë do kenë akses në të gjithë gamën e produkteve të bankës sidomos atyre Digjitale, do përfitojnë nga shërbimi tashmë i konsoliduar në aspektin teknik dhe do përjetojnë lehtësi të shqueshme në shërbimin në Degë dhe ATM, si dhe nga rrjeti i POS-ve tashmë prej muajsh aktiv me markën OTP.

Në të njëjtën kohë, përtej kompleksitetit të vetë procesit Banka tashmë e njohur për cilësinë e shërbimeve të saj dhe përkushtimin ndaj përmirësimit të tyre, arriti të ruajë edhe vlerësimin e lartë nga klientët pikërisht për cilësi shërbimi.

CEO i OTP Bank Albania, z. Bledar Shella i emocionuar për marrjen e çmimit, e ka ndarë këtë sukses me punonjësit dhe klientët e bankës; “Ky vlerësim shkon për punonjësit dhe klientët e Bankës OTP Albania. Punonjësve, sepse ata bënë të mundur si përmbylljen e një projekti shumë delikat si bashkimi i bankave, por pa lënë pasdore biznesin i cili u arrit me rezultate shumë të kënaqshme. Dhe Klientëve, sepse na kanë qëndruar pranë dhe përtej vështirësive që mund të kenë hasur, nuk kanë hequr dorë nga ne. Është momenti që besimin e tyre tashmë ta kthejmë me respekt, punë dhe shërbim të lartë ndaj tyre. Viti 2024 do jetë vit edhe më i mirë dhe më i suksesshëm për ne!”.

Banka OTP Albania që nga viti 2019 është pjesë e Grupit OTP.

OTP Group është një ndër grupet bankare lider dhe me rritjen më të lartë në rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore, me përfitueshmëri të jashtëzakonshme dhe pozicion kapitali e likuiditeti të qëndrueshëm.

Si një ndër konsoliduesit më aktivë në sektorin bankar të rajonit të Evropës Qendrore dhe Lindore, Grupi ka përftuar dhe integruar me sukses 23 banka që në fillimet e viteve 2000. Sot Grupi është në 12 vende të rajonit të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe Azisë Qendrore.

Aktualisht është lider në tregjet e Hungarisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Sllovenisë. Me integritet dhe vendosmëri Grupi OTP po punon në drejtim të ndihmës për zhvillimin e rajonit të Evropës Qendore dhe Lindore për t’u bërë makineria e rritjes së kontintetit.



8 Comments

  1. The Banker ja ka fut kote, bankat me e mira ne shqiperi jane kompanite e ndertimit qe levizin parate e droges dhe trafiqeve

  2. Jo vetëm IuteCredit, por OTP Bank dhe ONE Albania në Shqipëri ka lidhje të drejtpërdrejtë me oligarkët rusë pranë Vladimir Putin, të cilët janë në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të sanksionuar nga BE-ja.

    Kompania e telefonisë celulare “ONE Telecommunications” dhe kompania “Albtelecom” u shkrinë brenda “ONE Albania” me miratim të qeverisë shqiptare, dhe kaluan në pronësi të hungarezit Gellért Zoltán Jászai, mik i kryeministrit Viktor Orban dhe menaxher, drejtues e ortak në 11 firma me pronar oligarkë rusë që janë në listën e zezë të SHBA.

    Gellért Zoltán Jászai, ka blerë dhe Bankën “OTP Albania”, brenda të cilës, Ministria e Financave dhe Banka e Shtetit, i kanë futur si licencë të tij edhe Bursën Financiare Shqiptare.

    Kryeministri Edi Rama si mik i afërt interesash me hungarezin Gellért Zoltán Jászai të “ONE Albania”, ka menduar ta bëjë bankën e tij “OTP”, pjesë të KESH në formë PPP-je hije, si bankë për gjoja suporte e operacione financiare në investime me tregun e energjisë.

    Por duke qenë se hungarezi është ekzemplar ndërkombëtar i mashtrimit ekonomik, evazionit fiskal, transfertave ilegale në offshore dhe i pastrimit të parave të zeza, ai ka filluar të marrë masa vetëmbrojtëse përballë drejtësisë e anti-krimit në Shqipëri, duke bërë pjesë drejtuese të bizneseve të tij familjarë të qeveritarëve.

    Për ta mbyllur, kjo bankë ka ndryshuar forcërisht të gjithë IBAN-et e klientëve javën që kaloi dhe nuk dihet çfarë transaksioni të pistë ka dashur te fshehë, SPAK të mos flejë gjumë se degët e bankës janë në kolaps të plotë këto ditë! Për këtë ndryshim IBAN-esh çdo klient është tarifuar si për ndryshimin edhe për mesazhet që banka ka dërguar klientëve!

    Rrini larg kësaj banke dhe One, nuk ka siguri të dhënash plus dora e Rusisë që i menaxhon!

  3. E paska mberthy nje dore me pare Lapsi, per kete lajmin e rendesishem, qe del ne kry te faqes prej dy ditesh…

    Gazetari me fshi bythen!

  4. në ç’mënyrë erdhi pluralizmi në Shqipëri, erdhi vetë apo erdhi i induktuar dhe më dha një përgjigje të zgjuar: Në një pritje që kam organizuar për një personalitet të huaj, kam prezantuar katër kryetar partie, Fatos Nano, kryetar i PS, ish-anëtar i PPSH, Sali Berisha kryetar i PD-së, ish-anëtar i Partisë së Punës, Skënder Gjinushi, Sabri Godo besoj e keni shpjegimin brenda për çfarë më pyesni.tre dite lajm i pare ne faqen e lapsit,nuk te fal bushati e shkulLlaku per rubla ruse

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *