• |
ide | kryesore

Tronditet Spanja/ Mbretëresha Letizia ka tradhtuar Mbretin me ish-kunatin

Arkiva, Lapsi Leaks
letizia



A ka pasur një lidhje intime mbretëresha e Letizia e Spanjës me ish-kunatin e saj Jaime Del Burgo? Pyetja nuk po trondit vetëm oborrin e mbretit Felipe, por tashmë të gjithë Spanjën. Pas skandaleve të mbretërve anglezë, sovrani i Spanjës dhe Letizia Ortis të cilët u martuan në vitin 2004 dhe janë prindër të Leonor dhe Sofia, 18 dhe 16 vjeçe, janë futur në botën e artë të thashethemeve. Për të prishur qetësinë e familjes mbretërore spanjolle mendoi një libër që tregon historinë e gjatë të lidhjes me mbretëreshës dhe ish-burrit të motrës së së saj.

Thashethemet për lidhjen jashtëmartesore të Letizias janë të denja për një telenovelë spanjolle, por është e qartë se ende nuk ka asnjë provë dhe nuk ka asnjë konfirmim. “Bomba” u hodh nga vetë Jamie Del Burgo i cili i tregoi gazetarit Jaime Peñafiel, autorit të librit “Letizia Y Yo” (Letizia dhe unë) për marrëdhënien e tij me Letizian. Familja mbretërore spanjolle, e pyetur për skandalin, preferoi të mos komentonte: “Nuk kemi çfarë të themi për këtë”, tha një zëdhënës i saj. Megjithatë, fytyrat e tensionuara të Felipe dhe Letizia gjatë takimit vjetor të Institutit Cervantes flasin vetë.

Letizia di Spagna e il tradimento con Jaime Del Burgo

Çfarë sekretesh fsheh mbretëresha Letizia? Sipas asaj që thotë Del Burgo, ish-bashkëshorti i motrës së Letizias, Telma Ortiz, mbretëresha ka pasur një lidhje me të përpara se të takohej me Princin Felipe. Sipas librit, historia mes Letizias dhe Jaimes filloi në vitin 2002 dhe zgjati deri në vitin 2004. Në atë vit, ai organizoi një darkë romantike për të në kopshtin e hotelit Ritz, me qëllim që t’i kërkonte të martohej me të. Megjithatë, Letizia i rrëfeu atij se kishte takuar njeriun që do të ndryshonte fatin e saj: Felipe i Bourbonit dhe Greqisë.

Sipas librit të sapobotuar, Letizia dhe Jaimes vijuan të mbanin një marrëdhënie të mirë dhe të ruanin një “miqësi bashkëfajtore”. Por në vitin 2010, ndjenjat e tyre u rindezën. Jaime thotë se një ditë, teksa ishin shtrirë “përballë njëri-tjetrit në të njëjtin hamak” në verandën e pishinës së shtëpisë së tij, Letizia i rrëfeu se e donte dhe ai ia ktheu. Sipërmarrësi pretendon se ai dhe mbretëresha kishin plane për t’u arratisur së bashku në Shtetet e Bashkuara.

Letizia Ortiz, from TV presenter to queen of Spain, World News - AsiaOne

Sipas tij Letizia kishte sugjeruar gjithashtu që ata të kishin një fëmijë së bashku “duke përdorur një nënë surrogate në Los Angeles”. Në atë kohë, në një gazetë u shfaq një foto e Letizias duke u puthur me bashkëshortin e saj, Felipe. Jaime thotë se u tërbua dhe i kërkoi një shpjegim, por ajo u përgjigj: “Më duhej ta bëja për të na mbrojtur”. Në gusht 2011 Letizia dyshohet se i dha fund lidhjes së tyre me një telefonatë në të cilën ajo tha: “Ne nuk mund të shihemi më”.

Në 2012-ën jaime u martua me motrën e Letizias, Telma, por u divorcua me të 2 vite më pas. 

Jaime del Burgo, denunciado por un delito de amenazas contra la presidenta de Navarra

A ka prova? Jaime pretendon se ka prova të marrëdhënieve të tij intime me mbretëreshën, duke përfshirë “foto, video dhe mesazhe”. Para publikimit të librit të tij skandaloz, sipërmarrësi ndau në profilin e tij në Twitter një imazh të mbretëreshës shtatzënë duke bërë një selfie para pasqyrës. Në mbishkrim shkruhet: “Dashuri. Unë imagjinoj pamjen tënde. Është si të kem pranë meje. Ai më përqafon. Ai më mbron. Pres me padurim kohën kur do të shihemi sërish. Dashuria ime. Le të ikim”. Postimi u fshi pas disa orësh, por pretendimet në librin e tij mbeten.

Plas skandali seksual në pallatin Mbretëror spanjoll - Bota

Mbretëresha Letizia Ortiz, ka lindur në Spanjë. Është 51 vjeçe dhe është martuar me Mbretin Filip VI. Ajo është e gjatë 1.70 m, ndërsa burri i saj 1.97 m. Letizia Ortiz është diplomuar në gazetari nga Universiteti Complutense i Madridit dhe ka punuar si gazetare për media të ndryshme spanjolle. Në vitin 2004, Letizia u bë Princesha e Asturias duke u martua me Felipe de Bourbon, djalin e mbretit Juan Carlos I dhe mbretëreshës Sofia. Ajo gëzon një popullaritet të madh në Spanjë dhe shquhet për stilin e saj të rafinuar dhe përfshirjen sociale. Për më tepër, ajo është një kampione e të drejtave dhe arsimimit të grave. ©LAPSI.al

Letizia di Spagna insegna a Leonor come fare la regina



2 Comments

  1. Çfarë ke përkthyer o koqe?
    Ajo shkruan,”mbaj shallin tënd” kurse ti përkthen “imagjinoj pamjen tënde”…
    Është qirë Leticia apo ti?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *