• |
ide | kryesore

Andrea Agnelli feston 48 vjetorin, postimi i Juventus ekzalton rrjetet sociale

Sport
Agnelli



Juventus nuk harron ish-presidentin Andrea Agnelli. Në ditëlindjen e tij të 48-të klubi bardhezi i ka bërë urimin ish-presidentit me një postim në profilet e tyre në rrjetet sociale. “19 trofe të fituar bashkë. Gëzuar ditëlindjen Andrea!”, ishte urimi që u bë menjëherë viral, duke ekzaltuar tifozët që komentuan masivisht. Shumë prej komenteve janë pozitivë, duke kujtuar inaugurimin e Allianz Stadium dhe 19 trofetë e fituar nga ish-presidenti. Por nuk munguar as reagimet nga tifozët më të zhgënjyer, të cilët e akuzojnë ish-presidentin Agnelli si fajtorin kryesor të rënies që përjetoi klubi dhe e ngjarjeve jo-futbollistike që e kanë përfshirë. Një situatë deri diku e kuptueshme, ashtu si edhe urimi i pashmangshëm i klubit, për njeriun që i ktheu lavdinë bardhezinjve.

Lexo më tej: Paradoksi i Juventus: Yildiz e Iling-Junior çmendin Europën, Allegri i dërgon në Serie C

NË JANAR, SEANCAT E PARA

Kryetarja e Bordit të Garancisë Sportive, Gabriella Palmieri, ka caktuar tashmë edhe seancën e radhës të seancave dëgjimore në Seksionet e Bashkuara. Takimi është për në 19 janar, duke filluar nga ora 11:00. Në këtë seancë do të diskutohet dhe shqyrtohet ankimimi i paraqitur nga ish-presidenti i Juventus, Andrea Agnelli, kundër FIGC dhe Prokurorisë Federale, për çështjen në lidhje me manovrën e pagave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *