• |
ide | kryesore

Detajet/ Gjithçka që dihet për shqiptarin e arrestuar për vrasje dhe trafik droge në Ekuador

Arkiva, Lajme, Të fundit



Është arrestuar në Maqedoninë e Veriut Remzi Azemi. i kërkuar në Guayaquil të Ekuadorit pas operacionit ‘Ballkani’, pasi akuzohet se është bashkëpunëtor i Gramoz Rexhepit në trafikun e kokainës nga Amerika e Jugut drejt Europës.

Vetë Rexhepi u arrestua më 9 nëntor në Stamboll, për llogari të drejtësisë shqiptare dhe asaj italiane.

Azemi dyshohet edhe se ka ekzekutuar një tjetër shqiptar në Ekuador, Ilir Hidrin.

Më pas, ndaj Azemit u bë atentat, por arriti të shpëtojë. Atentat iu bë edhe ortakut të Azemit, Fadil Kaçaniçit, i cili dyshohet se bashkë me Azemit kishin eliminuar Hidrin për t’i marrë një shumë prej 2 milionë dollarësh. Por ndërsa Azemi shpëtoi, Kaçaniç u eliminua së bashku me bashkëshorten.

Remzi Azemi është një emër i njohur për autoritetet ekuadoriane pasi prej më shumë se një dekade dyshohet si pjesë e grupeve të trafikut të kokainës nga Amerika e Jugut drejt Europës.

Në vitin 2021, prokurori Cesar Pena i rrethit të Guayaquil tregoi për gazetarin A2Ç- gjatë një serie dokumentarësh të titulluar ‘Lumi i kokainës’ A2 CNN – se në vitin 2010, njësia e Antidrogës e Ekuadorit dhe e shteteve të tjera të Amerikës Latine ishin bashkuar për të ndaluar organizata kriminale, midis të tjerave edhe ato të formuara nga qytetarë me origjine shqiptare, malazeze ose kosovare që veprojnë në Amerikën Latine në shtete si Peru, Bolivi, Kolumbi dhe së fundmi në Ekuador.

Remzi Azemi

‘Rastësisht, në vitin 2014, në muajin nëntor, u ndalua organizata e parë shqiptare ku u kap një sasi prej tre tonelatash substancë narkotike, konkretisht kokainë, në një vendbanim afër Guayaquil, në qytetin Duran. U bë një hetim. Të gjithë u proceduan dhe u ndëshkuan, nëpërmjet legjislacionit tonë, me dënimin maksimal, që në atë kohë’, tregon Pena.

‘Në këtë procedurë të vitit 2014 ishin 6 qytetarë shqiptarë. Dy nga të cilët, nëse memoria nuk më gabon, ishin në kërkim nga Interpoli, njëri nga Greqia dhe tjetri nga vetë Shqipëria, kishin ikur nga këto vende dhe po vepronin në Kolumbi dhe në Ekuador dhe u kapën këtu në Ekuador’.

Fjala është për operacionin e koduar ‘Ballkani’, të zhvilluar në Guayaquil në vitin 2014 ku u sekuestruan 277 kilogramë kokainë mbi 70 mijë dollarë si dhe 7 automjete të ndryshme.

Organigrama e grupit përbëhej nga 11 persona ku përcaktoheshin rolet e gjithsecilit. Gramoz Rexhepi, i cili vuan ende dënimin në Guayaquil në burgun La Regional, bashkëpunon me Remzi Azemin një tjetër shqiptar. Ata ishin investitorët e kokainës.

Dy kontaktet e tyre të vetme ishin kujdestari i lëndës narkotike Pelivan Rexhepaj, shqiptar, si dhe një ekuadorian i cili mbante lidhjet me rrjetin e 5 bashkëpunëtorëve të tjerë, por edhe dy personave të veçantë të cilët bënin pritjen e ngarkesës në port.

Kjo është skema tipike se si grupet kriminale shqiptare kanë funksionuar në Ekuador, por arrestimi i tyre, mes të cilëve dhe Gramoz Rexhepit, bëri që organizata të shkatërrohej e mes të dënuarve të lirohej vetëm Remzi Azemi edhe pse ishte një ndër dy investitorët e 278 kilogramëve kokainë. Lirimi i tij lidhet ngushtë me vrasjen e parë të një shqiptari në Ekuador, Ilir Hidrit, i cili u qëllua për vdekje nga dy persona në maj të vitit 2017 në Guayaquil.

Ekzekutimet e shqiptarëve nisin në vitin 2017 në Ekuador, në qytetin e Guayaquil. 40-vjeçari i identifikuar si Ilir Hidri sapo kishte lënë banesën e tij, të marrë me qira, kur dy persona të cilët lëviznin me motor i afrohen dhe e qëllojnë tre herë në kokë për vdekje.

Pas ekzekutimit të Hidrit pikërisht në këtë vend një tjetër sagë eliminimesh nis mes shqiptarëve. Motivet e vrasjes së tij lidhen me trafikun e kokainës por personi i cili dyshohet se e eliminim, është nipi i tij.

‘Ka disa shqiptarë, unë për shembull ndoqa vrasjen e Ilir Hidrit, që ndodhi në majin e 2017 këtu në periferi të qytetit të Guayaquil. Ai njëkohësisht ishte daja i Remzi Azemit, një tjetër shqiptar që ishte në rastin e të arrestuarve të tjerë të vitit 2014. Rasti i shqiptarëve që unë kam hetuar dhe do të shkoj më tej, ata duke qenë edhe pjesëtarë të së njëjtës familje, po vriteshin midis tyre. Kemi rastin e Ilir Hidrit, i dyshuari kryesor i vrasjes është nipi i tij Remzi Azemi’, kujton Pena.

Përfshirja e Hidrit në trafikun e kokainës ka qenë objekt i policisë së Tiranës nga oficerë të antidrogës por informacioni i tyre asnjë herë nuk u vlerësua nga strukturat qendrore.

‘Pas vrasjes se 40-vjeçarit prokuroria ekuadoriane zbuloi akoma më shumë. ‘P.sh. rasti i Ilir Hidrit, atë e vranë dhe atë ditë, ai kishte takuar një grua që merrej me prostitucion në një vend që quhet El Tesoro. Kishte një muaj që takohej me këtë vajzë. Me sa duket kjo vajzë e mori vesh se me çfarë merrej ai. Ai kishte më shumë se 2 milionë dollarë në kasafortë. Atë e vrasin dhe ajo ikën me partnerin e saj, me tutorin. i marrin paratë nga kasaforta Ilirit.

Unë e mora vesh këtë nga personat që morëm në pyetje dhe shqiptarët e tjerë që më kishin treguar për këtë rast. Paratë ishin për blerjen e substancave narkotike dhe dërgimin e tyre në Europë. Iliri i dedikohej blerjes dhe dërgimit në Evropë. Këta qytetarët shqiptarë këtu arrijnë të gjejnë se cila kishte qenë organizata kriminale që i kishte bërë atentat Ilir Hidrit këtu në shtëpinë e tij në bregdet. Dhe pas dy muajve i gjetën të vrarë, sulmuesit. Si i gjetën…’, thotë Pena

‘Vajza ishte si partnere e Hidrit por kishte dhe një tutor. Ky person shkoi me vëllain e tij dhe qëllon për vdekje Hidrin dhe ditën që e vrasin i marrin edhe paratë nga shtëpia, më shumë se 2 milionë dhe ikin nga vendi e shkojnë në Panama. Nga Panamaja kthehen nëpërmjet Kolumbisë përsëri në vend dhe vendosen në Quevedo dhe pas dy muajsh ekzekutorët e Hidrit u gjetën të vrarë në Duran’.

Nuk do të kalonte shumë dhe ndaj nipit të Hidrit u bë atentat por makina e blinduar shpëtoi Remzi Azemin. Dy persona me motor qëlluan ndaj makinës së Azemit në qendër të Guayaquil por ai shpëtoi mrekullisht.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *