• |
ide | kryesore

“Mirë se vjen në Torino”: Marchisio i shkruan Bellingham, tifozët e Juventus shpresojnë

Sport
Marchisio


Jude Bellingham fitoi çmimin Golden Boy. E në fakt, nuk është se kishte dyshime për këtë. Anglezi po bën një shfaqje të vërtetë te Real Madrid dhe nëse vazhdon kështu do të jetë një pretendent serioz për Topin e Artë në vitin 2024. Edhe Claudio Marchisio ka mbetur i impresionuar nga paraqitjet e Bellingham. Ish-mesfushori i Juventus i ka shkruar një mesazh në Instagram, nën postimin me trofeun e Golden Boy: “Mirë se vjen në Torino. Në të ardhmen…”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jude Bellingham (@judebellingham)

TIFOZËT E JUVENTUS ÇMENDEN NGA GËZIMI

Të ëndërrosh nuk kushton asgjë dhe kjo është ajo që i dha Marchisio ish-tifozëve të tij të Juventus. Ata filluan me shpejtësi të imagjinojnë një të ardhme me Bellingham të veshur bardhezi. Me shpresën se karriera e anglezit do të vazhdojë të ndjekë atë të Zidane (numrin e fanellës së të cilit e mori nga Real Madrid). Kështu, tifozët bardhezinj ëndërrojnë tashmë ta shohin atë me numrin 21 të Juventus. Nëse Marchisio tha një gjë të tillë, diçka duhet të dijë…


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *