• |
ide | kryesore

Rama: Nuk merrem “kush ha dardha”, SHBA ka vetëm një meritë për “drejtësinë e re”

Arkiva, Lajme, Të fundit
rama



Në intervistën që dha për emisioni “Debat” në A2 CNN, kryeministri Edi Rama u pyet nëse ka vendosur mekanizma të tjerë për të zbuluar zyrtarët e përfshirë në korrupsion. Ai u shpreh se nuk është në pozicionin e kryeministrit për të hetuar njerëzit.

“Më gjej një pikë të detyrave të mia që unë të merrem se “kush ha dardha” dhe unë nuk e kam zbatuar. Unë nuk jam këtu për të marrë nën hetim njerëzit. Unë nuk jam këtu “kush ha dardha” dhe kush nuk ha dardha.

Duhet të kuptoni një gjë se reformimi dhe transformimi i një ngrehinë të shkatërruar nga të gjitha anët, nuk është një çështje kaq e thjeshtë dhe trajtohet dhe zgjidhet brenda një periudhe 10 vjeçare. Nëse t’i vazhdon përmirësimin, patjetër që do të ndodhin nga këto.

Gjëja që ne kemi bërë ka qenë që të adresojmë krahas reformës në drejtësi të adresojmë sistemet. Kemi bërë progres, por ka shumë punë për të bërë që ta shkëpusim individin nga monopoli i vendimmarrjes”, – tha Rama.

Sipas tij të gjitha meritat për suksesin e reformës në drejtësi i shkojnë qeverisë së Partisë Socialiste.

“E para Partia Socialiste e ka nisur reformën drejtësi në ditën një të qeverisjes së saj dhe e ka nisur sepse e ka pasur në program në opozitë. Në programin elektoral, zgjedhor ka pasur këtë reformë dhe asnjë bashkëpunim me aleatët strategjikë.

E dyta reforma ka kaluar mbasi është punuar intensivisht nga një komision ekspertësh dhe është udhëhequr nga PS. Gjatë gjithë kohës është ndërvepruar me aleatët strategjikë pikërisht për ta garantuar reformën.

Kurrë asnjëherë ti nuk nxjerr dot një fakt që komisioni i reformës ka propozuar një nen të vetëm ku ka tentuar të kapi drejtësinë. S’e nxjerr dot se nuk ka. Kreu i komisionit për reformën në drejtësi ka qenë Fatmir Xhafaj.

Nëse Fatmir Xhafaj nuk është i PS atëherë pastaj i bie që të gjithë të tjerët nuk e dimë se të kujt jemi. Ka pasur në përbërjen e vetë një pjesë të rëndësishme të mendimit juridik të PS” – tha Rama,

Më tej ai shtoi se e vetmja meritë që ai i faturon aleatëve dhe në veçanti SHBA-ve është se kanë detyruar ligjvënësit demokratë që të votojnë ligjin për reformën në drejtësi.

“Në çdo hap kur ka dalë një produkt është vendosur në tryezë për të marrë mendimin e aleatëve tanë strategjikë. Aleatët kanë qenë këtu që në 91, i kanë folur këto historitë e korrupsionit, kanë qenë të gatshëm ta mbështesin siç na mbështetën ne, këdo që do tentonte. S’e ka tentuar askush tjetër përpara 2013.

Reforma ka kaluar në 2016. Ne e kemi bërë me një vullnet të llahtarshëm. Nuk ka asnjë vend në rajon dhe as në Bashkimin Europian të ketë bërë këtë që bëmë ne. Në Kushtetutë ata i ka futur vullneti ynë, vullneti i Partisë Socialiste. Futja e operacionit të monitorimit në pushtet.

Merita e tyre ekskluzive, e amerikanëve është se futën në rresht ata që e votuan. PS ka qenë udhëheqësja. Nuk e kemi pasur asnjë trysni ne nga faktori ndërkombëtar. Vettingun e kemi kërkuar ne, kemi insistuar ne” – tha Rama. ©LAPSI.al



13 Comments

  1. Ramazoni do vetem te mbreteroje si sulltan ndersa per pergjegjesi nuk mban per asgje. E ku ndryshon ky nga Berisha?

    1. Rama po mashtronë.... Po miljon dollar që Amerika ka dhën për drejtêtësinë nuke janë meritë? thotë:

      Pa mbeshtetjen dhe detyrimin që Amerika ju ka bër juvë rrefora në drejtesisë nuke ishte bër kurrë. Edhe sot po nuke u mbeshtet nga Amerika, rrefora bië direk. Nga personi që njerzit e tu i bën, Saliu dhe Meta. Amerika Ka dhën deri tani mbi 200 milon dollar për rreformen në drejtesisë, po kjo nuke ështe meritë? Je mashtrusë. SPAK jemi me ju. Largoni atë gjygjtarën që lirojë dhëndrin e Saliut.

  2. Koshin e dardhave e mbush vete, po vete i mbron dardhaxhinjte. Mire, hengri njeri, e se dikerka ky qe mba bllokun e hyrje daljeve, por kur u del era e nami pse i mbro e mbrohesh me akrobacira.Duhet ta kuptosh pas te tere kesaj tufe hajdutesh e spekullatore se ne krye je ti,,,,FAAP, E FAAP, e rruaj e rruaj, se nuk te dalin ato ne offshor.Ne mos sot, do te dalin dhe ty o mashtrues i rraces hajdute.Me drejtesine w bere si deshe dhe perdredh si do, kjo po ben e ka bere bum, ndac ne veprim, e trashegim.Abuzimet me pushtetin qe ke bere e ben, ti koka gjarperit mbi popull, vje nje dite e do i vjellesh te tera, bashke me shpuren qe te ka fryre sa nuk po pelcet nga kariera politike mashtruese qe ke ndjekur.Bije tradhetaresh, trashegimtare kodoshesh.

  3. E beri kush e beri.
    Un dua rezultate.
    Vrasesit Hajdutet Mashtruesit. Ne kokerr te burgut i dua.
    Te tjerat nuk me interesojn.
    SPAK vazhdo me koken ulur. E mos pysni per asnje. Te gjith keta muter si majtas e djatjtas nje mut jan. Vetem per veten e tyre kan menduar.
    Ishalla SPAK mendon per ne.
    Te shpresojm.

  4. E ke kot olale, jake fut ko edhe ti qe na qeke me shprese tek aSPAKu.Prit gomar, te hac bar, ata jane vegla, marioneta te partise e kryetarit ne pushtet.,Me deri te tashme cke pare, e me te aredhmen ca pret.

  5. Kështu hëngrën dardha edhe ata të qeverisë së Dragit po.ai tha fytyrën e kam për vete nuk firmos për hajdutlliqe dhe dha Dorëheqjen.Ju lutem ata aman rri po.ai e kishte ndarë mendjen
    Megjithatë krahasimi nuk qëndron
    Ku Dragi.e ku rama

    1. Nuk meret se kush ha dardha!!! Po kush do meret përveç këtij palloshit!! E si do meret kur vetë ka ngritur sistemet e vjedhjes duke dhei dirigjuar. Po të ishte ashtu siç thotë pse nuk lejon ngritjen e komisioneve parlamentare. Dhe ata që janë kapur duke ngrënë dardha është rezultat i denoncimeve në Spak të opozitës dhe të një pjese të gazetarisë. Dhe Aspak nuk po shkon ke ai që i jep dardhat por një pjesë sepse shumica është e tija pra të Rama dhe Veliaj.

  6. E ndoqa rë ashtuquajturin “debat” me Ramën në A2 CNN.
    Është e kotë që të intervistohet ky njeri në televizionet shqiptare, sepse nuk guxon asnjë gazetar apo gazetare që ti përvishet duke ja thënë copë se gënjen,
    Me cinizëm, paturpësi e harbutëri, për çdo pyetje që i drejtonin gazetarët, ndonëse 80% të kohës foli ai, ju thoshte se ju nuk më lini të përgjigjem.
    Më kujtohet se para disa vitesh, Rama u intervistua nga një gazetare e BBC.
    Është e vetmja intervistë ku e kam parë Ramën të djersinte e të përgjigjej si një guak.
    Pasi bënte pyetjen e Rama fillonte avazin e tij me dërdëllitje boshe, gazetarja e ndërpriste duke i thënë prerë, kalojmë në pyetjen tjetër se kësaj pyetje nuk ju përgjigje.
    Nuk është e rastit që jo vetëm Rama e Veliaj , por të gjithë “pezzo grossot” e rimenderjes, përdorin stilin e Tak Ngjalës në paraqitjet televizive duke folur broçkulla pa pushim, me qëllim për të bërë zhurmuesin ndaj kundërshtarëve politikë.
    Taku shkon vetëm tek emisionet e drejtuara nga gazetaret femra me bindjen, se do ti dominojë me marrëzitë e tij.
    “Unë vij këtu për monolog e jo dialog” ju thotë ai gazetareve e ato vetëm qeshin edhe kur ai i ofendon duke ju thënë se ju nuk merni vesh nga politika e nga drejtësia edhe pasi ju drejtohet me fjalët “zonjë e nderuar” vazhdon me thënien e përsëritur “Lerini budallallëqet tuaja ! Dëgjomëni mua se çfarë them se unë jam “profesionist”.
    Rama bën edhe më keq se Taku.
    Ai e paraqet veten si i vetmi njeri i ndershëm në planet, politikani më i aftë i planetit, e lideri që e ka lulëzuar Shqipërinë socialiste duke e bërë shembull për gjithë botën, ndonëse njerëzit që ka përzgjedhur në pushtet kombëtar e lokal , i dalin të gjithë të korruptuar, sapo tju a gërvishtësh pak lëkurën.

  7. “Përgjegjësia është individuale e jo kolektive! – thotë Rama
    Mandej haron e thotë se këtë e ate e kam zgjedhur unë apo e kam shkarkuar unë.
    Është normale nëse një lider gabon një apo dy herë në përzgjedhjet e tij, e kjo mund të jetë “përgjegjësi individuale” e këtyre
    Por ama nëse këta “individë” përbëjnë shumicën e të përzgjedhurve, “individi” që duhet të ketë përgjegjesi në rastin e Shqipërisë , është Rama.
    Me cinizëm ai deklaron për aferat e shumta korruptive të qeverisë së tij , se edhe po të riktheheshte përpara, do të vepronte ashtu.
    Me ketë thënie ai hedh poshtë historinë e “dardhave të vjedhura” pas shpinës, po pranon se “hajduti i dardhave” është ai, dora vetë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *