• |
ide | kryesore

Video/ Një mi driblon Kroos e gjermani tërbohet: imazhet janë vërtetë zbavitëse

Sport, Video
Kroos


Toni Kroos ka qenë një shtyllë e Real Madrid prej vitesh. Shumica e aksioneve të merengues nisin nga këmbët dhe lojërat e tij. Megjithatë, gjermani ka kundërshtarë edhe jashtë fushës e më saktë në shtëpi. Një mi e futi në krizë të pakalueshmin e Blancos.

NË GJUETI TË… MIUT

Pas një dite normale stërvitore, gjermani u kthye në shtëpinë e tij. Relaksimi, megjithatë, duhej të priste, shkak u bë një mi. E kështu, Kroos filloi gjuetinë për miun që endej nëpër shtëpinë e tij. Gjermani i Real Madrid, siç shihet në videon e mëposhtme, e kërkon kudo por nuk gjen asnjë gjurmë të tij. Miu duket se e ka dribluar lehtësisht markimin e Toni Kroos, por… ngeci në kurthin klasik të miut. Miu ishte fshehur në tavanin e rremë të shtëpisë dhe në fund gjermani arriti të çlirohej prej tij. Videoja e publikuar në Instagram është vërtet gazmore dhe komentet ironike ishin të shumta.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *