• |
ide | kryesore

Beleri i nxjerr Ramës dokumentat/ Policia inicioi arrestimin, caktoi prokuroren një ditë para

Arkiva, Lajme, Të fundit
Rama



Kryeministri Edi Rama rrëzoi mundësinë që kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri të kryejë betimin gjatë bisedës në emisionin “Debat” në A2. Sipas Ramës për këtë çështje nuk do të negociohet as me Këshillin Europian, edhe nëse Athina zyrtare vijon të bëjë presion me bllokimin e integrimit të Shqipërisë në BE.

“Si bëhet betimi është pyetja? Deri më sot ju keni një vendim të Gjykatës së Lartë të para pak vitesh, e cila ka ngarkuar Gjykatën Speciale të trajtojë këtë çështje. Sepse kërkesa për të bërë betimin u bë te ne. Ne s’kemi asnjë mundësi të vendosim bëhet apo s’bëhet betim. Ne e kemi bërë shumë të qartë”, ka thënë ndër të tjerash Rama.

Për këtë deklaratë, ka reaguar ditën e sotme Beleri, i cili me anë të një postimi në Facebook ka përgënjeshtruar kryeministrin, duke nxjerrë dokumentat që tregojnë se policia ishte iniciatore e arrestimit të tij, madje një ditë para caktimit të prokurores, policia kishte shënuar në dokumenta emrin e prokurores që do zgjidhej.

Ndërkohë kryeministri vazhdon të mohojë se nuk ka gisht në arrestimin e Belerit, ndërkohë që thotë se nuk do të ketë betim, ende pa dhënë vendim gjykata.

Postimi i plotë i Belerit

“Një kërkesë për KLGj

Që gënjeshtrat e Kryeministrit mos të kalojnë për të vërteta, po dhe për sqarim të publikut dhe kujt t’i interesojë, përgënjeshtroj deklarimet e Kryeministrit të ditës së djeshme. Sasia e gënjeshtrave në njesinë e kohës ishte impresionuese.

Policia në çështjen Beleri ka ndërhyrë në fund të aksionit, krejt e kundërta me atë që thonë dokumentet.

– Policia ka qenë iniciatorja e aksionit, madje aq iniciativë kishte sa një dite para e dinte se cilët prokurorë do e merrnin çështjen në Vlorë. Bashkangjitur, proceserbali i Policisë për ndjekjen e Fredi Belerit, datë 8.5.2023, ora 10 dhe fletën e regjistrimit të dosjes/procedimit penal me nr. 618, në prokurorinë Vlorë, që mban datë regjistrimi 9.5.2023, ora 14/48, dhe një minutë më vonë është caktuar manualisht prokurorja që Policia e dinte një ditë më parë që do e merrte këtë çështje. Komentet po ia le profesionistëve që kanë diplomë juridiku.”

– Sipas Kushtetutes tone, garantohet ndarja e pushteteve dhe pavaresia e secilit prej tyre. Sot Kryeministri dha tre vendime ne emer dhe per llogari te Drejtesise se Re qe perbejne nderhyrje te hapur ne sistemin gjyqesor.

– Kryeministri shpalli vendimin e arrestimit ne flagrance, dosja eshte ne process ankimimi ne Gjykaten Kushtetuese. Flagrance ne arrestimin tim nuk ka patur per asnje moment dhe kete e tregojne dhe pamjet filmike qe une jam ndaluar sapo kam dale nga nje restorant ne shetitore te Himares pa pasur kurrefare lidhje me asnje fenomen te shitblerjes se votes, madje 2 km larg dhe vendngjarjes se prezumuar e te montuar keq e me nxitim nga polici qe nuk mban mend asgje dhe paska pas kohe te informoj kryepolicin Rama para se te me arrestonte mua.

Kryeministri hapur shpalli vendimin e gjykates per kerkesen time, deklaroi se nuk do me jepet leje per t’u betuar, ndonese gjykata akoma nuk e ka rrezuar kerkesen time! Kryeministri, kesaj radhe tha qe pse u vonuan dhe se cuan qe ne fillim ne gjykate ceshtjen e betimit here te tjera ka thene qe gjykata e ka rrezuar kerkesen e betimit. E verteta eshte krejt tjeter. Kerkesa eshte cuar qysh ne ditet e para sapo gjykata e Vlores me konfirmoi legjitimitetin e mandatit te kryetarit te zgjedhur te Bashkise Himare. Kryeministri me qellim banalizon ceshtjet e ngritura nga Greqia.

Nuk jam une misioni i Greqise, por jane te drejtat e votuesve te Himares qe nuk respektohen duke shkelur Kushtetuten, e drejta e votuesve per t’u shprehur qe mbrohet nga Kushtetuta, e drejta e tyre te qeverisen nga ai qezgjodhen drejtepersedrejti. Po Kryeministri nuk pranon dot njerez te lire te shprehen lirshem. Jane te drejtat per proces te rregullt ligjor qe jane baza e shtetit qe nuk po respektohen dhe po neperkemben ne cdo aspekt te ketij procesi farse te montuar e per inate politike meskine. Nje vend qe synon te jete i barabarte me anetaret e BE, duhet te garantoje procesin e rregullt ligjor sidomos kur jane ne diskutim e drejta e popullit per te ushtruar sovranitetin nepermjet zgjedhjeve.

– Kryeministri shpalli vendimin e Gjykates Kushtetuese, hapur deklaroi se prokuroria e Vlores ka te drejte te ushtroje kompetencat e SPAK, ndonese Gjykata Kushtetuese akoma nuk e ka shqyrtuar çështjen!! Kryeministri tha qe ai eshte reforma ne drejtesi! Nuk duhen gjykatat, vendimet i jep Kryeministri! Ai vlereson kompetencat e prokurorive dhe gjykatave, ai vlereson provat, ai jep vendimin dhe denimin. Para cdo seance gjyqesore te kerkesave te mia Kryeministri jep vendimin paraprakisht. Pres reagim nga Keshilli i Larte Gjyqesor, do e ndjeje kesaj radhe presionin ndaj pushtetit gjyqesor apo e ndjen presionin vetem kur ndonje hallexhi shan ndonje gjyqtare per pamjen e jashtme.



7 Comments

  1. Nuk e kam përgatitur unë dosjen për Departamentin Amerikan të Shtetit, i cili e shpalli familjen Berisha “non grata” për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë. Nuk e kam përgatitur unë dosjen për qeverinë britanike e cila deklaroi Sali Berishën “person non grata” për lidhjet e tij me krimin e organizuar. Nuk e kam përgatitur unë dosjen për SPAK-un që i ka vendosur masa shtërnguese Sali Berishës dhe dhëndrrit të tij për pastrim parash dhe korrupsion. Dokumentat beleri i salihu e bushatit ti tregoje ne gjykate dhe jo te lapsi

    1. Ju o ripjerdhes e kar lepires qe te dy qe keni shkruajtur te pa emer ashtu ju lonte zoti pa emer qiuni ne bythe se kari ju sjell mend ose prisni dhe pak se do ju sjelli xhaxhi Drogaxhiu pako per vitin e ri Afrikanet me zorre te zeze e jo knoq ju e ropte e shpise ça keni.

  2. Pidhmotra hysa 15.36,ule koken se shqiptari ta qi motren.Ty edhe gjithe kermave spiune te rusise edhe klyshave te rusise ne ballkan.

    1. Te qifsha motren Nonen grune e rracen ku ta kesh o bythqire te sherdhefsha faren tate te kuqe kelysh komunisti

  3. Te qifsha motren Nonen grune e rracen ku ta kesh o bythqire te sherdhefsha faren tate te kuqe kelysh komunisti

    1. I paraprin çdo vendimi të gjykatës. Si e thotë gjykata vepron. A nuk është diktaturë kjo? Enveri i shpallte në pleniume ky nga Tv!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *