• |
ide | kryesore

Bie zjarr në një pallat në Durrës, nuk raportohet për të lënduar

Lajme, Të fundit



Ditën e sotme një apartament në katin e tretë të një pallati 7 katësh është përfshirë nga flakët në Durrës.

Pallati ku ka rënë zjarri ndodhet në lagjen nr. 4 pranë stacionit të trenit. Sipas informacioneve paraprake, nuk raportohet për njerëz të lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset, të cilat po vënë nën kontroll situatën. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *