• |
ide | kryesore

Ç’po ndodh në Kinë/ Shtimi i sëmundjes së mushkërive rikthen masat e COVID

Arkiva, Lajme, Të fundit
covid



Një vit pasi Kina hoqi kontrollet e saj të rrepta dhe famëkeqe të “zero-COVID” shqetësimet janë rikthyer për shkak të një rritjeje të kohëve të fundit të rasteve të sëmundjeve të frymëmarrjes. Në rrjetet sociale kineze flitet për një rikthim të mundshëm të regjimit të testimit masiv dhe kufizimeve të viteve të pandemisë.

Shkak janë bërë raportimet për rikthim të testimit për COVID në aeroporte dhe spitale, si dhe pas një njoftimi të lëshuar nga ministria e arsimit që u kërkon shkollave në mbarë vendin të rrisin përpjekjet parandaluese për viruset e gripit dhe COVID përpara sezonit të dimrit. Thashethemet po qarkullojnë gjithashtu në mediat sociale kineze se aplikacioni mbarëkombëtar i transmetimit të COVID-it po riaktivizohet në disa provinca. Disa të tjerë pretendojnë se aplikacioni nuk ishte hequr kurrë.

“Skena si kjo më bëjnë të ndihem shumë në siklet” – shkroi një përdorues i Weibo poshtë një videoje të njerëzve me kostume që dezinfektonin një shkollë në provincën Hebei. “Ka thashetheme se aplikacioni i gjurmimit të shëndetit po ringjallet dhe po rritet shqetësimi se do të ketë një karantinë tjetër… Këto shqetësime ndoshta nuk janë të vërteta nëse nuk do të ketë një pandemi të re” – shkroi një përdorues tjetër i Weibo.

Për çfarë po shqetësohen autoritetet kineze?

Muajt e fundit, spitalet në Kinë janë përballur me një valë të pneumonisë dhe sëmundjeve të tjera të frymëmarrjes tek fëmijët. Autoritetet kineze ia atribuan këtë fluks sezonit të ftohtë, patogjenëve të njohur, por edhe COVID. Vala është monitoruar edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila ka qenë në kontakt me autoritetet kineze për të marrë më shumë informacione rreth patogjenëve të frymëmarrjes. Në nëntor, OBSH-ja vuri në dukje se Kina kishte rritur mbikëqyrjen për sëmundjet e frymëmarrjes që nga mesi i tetorit.

Kina pati një ringjallje të fortë të rasteve me COVID në maj, e nxitur nga varianti XBB, duke shkaktuar shqetësime në të gjithë botën. Por pavarësisht parashikimeve se Kina do të shënonte deri në 65 milionë raste me COVID në javë, ekspertët e shëndetit publik në atë kohë dolën kundër panikut për mundësinë e shfaqjes së një pandemie tjetër. Ekspertët e shëndetit publik kanë bërë vlerësime të ngjashme edhe rritjen më të fundit të sëmundjeve të frymëmarrjes.

Politika “zero-COVID” e Kinës synonte në bllokime që përfshinin lagje ose qytete të tëra, përdorimin e gjerë të aplikacioneve të gjurmimit të kontakteve, testimin e rregullt masiv dhe karantinën e detyrueshme. Këto masa dukej se jepnin rezultate, me Kinën që pretendonte një shkallë të ulët infeksioni për pjesën më të madhe të 2 viteve, por besueshmëria e të dhënave të Kinës është e paqartë. Edhe pse qeveritë në pjesën tjetër të botës hoqën gradualisht rregullat e distancimit shoqëror dhe njerëzit u kthyen në jetën e tyre normale, Kina i ruajti kufizimet e saj.

Teksa jeta në Kinë vijonte nën hijen e pandemisë, masat e rrepta të karantinës filluan të viheshin në shënjestër nga vëzhguesit ndërkombëtarë dhe publiku kinez. Zhgënjimi publik shkaktoi një valë zemërimi në nëntor të vitit të kaluar, kur një zjarr në një apartament vrau të paktën 10 njerëz në Xinjiang dhe shumë fajësuan kufizimet e COVID për pengimin e përpjekjeve të shpëtimit.

Protestat e paprecedentë shpërthyen në disa pjesë të vendit, ndërsa mijëra njerëz u mblodhën për të treguar zemërimin ndaj izolimit. Disa e përshkruan në atë kohë si sfidën më të madhe ndaj legjitimitetit të Presidentit Xi Jinping që kishte parë vendi. Vetëm disa javë pas demonstratave historike, Kina braktisi politikën e saj zero-COVID. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. ju qifsha ropt e ju qifsha propagandën terroriste o kriminela. covidi ishte mashtrimi më i madh në historinë e njerëzimit dhe këto janë përpjekje mjerane për të terrorizuar njerëzit përsëri, por tashmë askush nuk i beson më mediat terroriste. ju qifsha motrat edhe ju që postoni paçavure të tilla

    1. NUK ARRITEN NENSHTRIMIN DHE KONTROLLIN E BOTES NJEHER ME VAGSINA ,VDEKJE TE DETYRUARA ME LUFTRA TANI PERSERI I TERHEQIN SEMUNDJET VAKSINAT POR DHE KJO KA DESHTU, PADREJTESIJA TASHME I KA PLOTSU GJITHA KUPTIMET ME ZHVILLIM FAKTE MJERANE PO VDESIN NE ATE MLLEF PER SUNDIM PUSHTET PARA POR NE FAKT KUR ERDHEN NE KET BOT ERDHEN DUARBOSH PO KUSHTU DHE KUR TE LARGOHEN ,DUAR BOSH DO KTHEHEN ,

  2. Po vaksinimi nuk pati efektin eduhur,apo mos duhet te vksinohen perseri,e gjitha per te shitur edhe njehere vaksina,ka plot te mbetura stok qe duan ti shesin keta qe per 6 muaj prodhuan lloj lloj vaksinash vetem per njerezit nuk eshte se mendojne fare.

  3. Ata qe po semuren sot dhe po vdesin jane pikerisht te varikarsinuarit, pasi ne varikarsine ka elemente qe shkaktojne kancer dhe probleme te tjera shendetsore sidomos miokardit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *