• |
ide | kryesore

De Laurentiis, fjalë të rëndë që ndoshta nënkuptojnë Juventus: “Nuk mund të fitosh çdo vit pa mashtruar”

Sport
De Laurentiis


Me rastin e dhënies së mirënjohjes ‘Qytetar nderi’ i Napolit për ish-teknikun Luciano Spalletti, Aurelio De Laurentiis foli mbi sezonin aktual dhe objektivat e të kaltërve. Sidoqoftë, numri 1 i Napolit nuk e la rastin të shpëtonte për të thumbuar Juventus. “Unë ju premtoj se ajo që bëri Luciano do të jetë e përsëritshme – ishin fjalët e presidentit napolitan -. Ne kemi thënë gjithmonë se nuk mund të fitosh çdo vit, përveçse me mashtrim”.

Pasi thumboi bardhezinjtë, të vetmit që ishin të aftë të fitonin 9 tituj kampion radhazi, De Laurentiis nuk ngurroi të shigjetonte edhe të tjerët: “Ka probleme të kënaqësisë, të shqetësimit, si dhe të forcimit të ekipeve të tjera – shtoi ai -. Vitin e kaluar patëm edhe atë pak fat, që të duhet gjithmonë në jetë”.

Lexo më tej“Humbëm për fajin e arbitrit”: De Laurentiis i tërbuar, thërret në çështje FIGC e AIA

“Luciano është një motivues shembullor, edhe nëse një lojtar ka një hapësirë shumë të ulët për vëmendje. Ai është një komunikues i shkëlqyer – vazhdoi AdL, duke u rikthyer të flasë për kontributin e trajnerit në kampionatin e sezonit të kaluar -. Këta tituj janë të stërmerituar, tani i uroj një rrugë të shtruar me kombëtaren e për ta rikthyer në nivelet e saj”. “Por tani e hëngri, sepse tani që është qytetar nderi nuk do t’i shpëtojë dot më kërkesave tona për ndihmë dhe këshilla…”, përfundoi pronari i Napolit.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *