• |
ide | kryesore

E bujshme/ Bardhi: TIMS u manipulua për shkak të Olsi Ramës dhe kokainës së Xibrakës

Arkiva, Lajme, Të fundit
bardhi



Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka bërë një denoncim mjaft të fortë mbrëmjen e kësaj të enjteje. Gjatë një debati në emisionin “Opinion” ku po flitej për refuzimin e mazhorancës ndaj kërkesave të opozitës për komisionet hetimore parlamentare, Bardhi tha se shkak është përfshirja e njerëzve të afërt të kryeministrit Rama në afera të paligjshme.

Bardhi mori si shembull kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për çështjen e të dhënave në sistemin TIMS. Sipas Bardhit kjo çështje kërkohet të mbyllet pasi rezulton i përfshirë Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Rama. Bardhi tha se pikërisht emri i Olsi Ramës mban të bllokuar edhe hetimin në SPAK pasi ishte ai që shoqëroi një nga personat e arratisur të laboratorit të kokainës në Xibrakë të Elbasanit në shkurt të vitit 2015.

“A e di pse bllokohet kjo? Sepse nëse në të dhënat e sistemit TIMS nuk do të ishte ndërhyrë në mënyrë të paligjshme për të fshehur… ka një çështje që mbahet pezull në SPAK, ku vëllai i kryeministri shqiptar, Olsi Rama, për shkak të përkimit të të dhënave të TIMS do të duhet të jetë në burg për dosjen e “Xibrakës”. Problemi i vetëm i Edi Ramës në këtë rast është që të dhënat do të bëhen publike. Patjetër që do i bëj publike që kanë ndihmuar të kalojnë kufirin” – tha Bardhi.

Ai u shpreh i gatshëm që të publikonte edhe dokumentet për këtë çështje.

“Të enjten tjetër, unë jam gati të publikoj dosjen e plotë se si Olsi Rama u konsiderua “person i paidentifikuar” nga prokuroria dhe në momentin kur prokurorët donin të hynin në sistemin TIMS për të marrë të dhëna për përfshirjen e Olsi Ramës në laboratorin e kokainës në Xibrakë, u vodhën të dhënat në sistemin TIMS” – tha Bardhi.

Çështja e sistemit TIMS u hap në vjeshtë të këtij viti kur një grup punonjësish të policisë së shtetit ngritën shqetësimin se të dhënat po manipuloheshin. Për zbardhjen e kësaj çështjeje është interesuar edhe ambasada e SHBA-ve e cila e ka shprehur edhe publikisht shqetësimin e saj.

Në laboratorin e Xibrakës, kokaina sillej e përzier në me lëndë organike që përdorej për regjen e lëkurëve të kafshëve. Ndarjen e bënin specialistët nga Kolumbia, Cezar Avila dhe Walther Moreno. Një nga organizatorët e grupit u konsiderua, Genci Xhixha, i shpallur në kërkim. Në pranga ranë atëherë vëllezërit, Arjan dhe Kelment Dalipi, Gentjan Gjonaj dhe Ermal Hoxha. ©LAPSI.al



11 Comments

    1. Dikush duhet ti thotë Gazit të lajë dhëmbët. Pastaj edhe kjo “kam dokumenta, por ti tregoj nesër”, pak e lodhur kjo.

  1. Pse ka ndonje shqiptare qe nuk e di se Olsi Rama eshte nga .afiozet me te mdhenj ne kete vend qe e sundon drogmeni Edvin? Vetem ndonje matuf patronazhist dhe SKAPI nuk e dijne!

  2. I ka shkuar informacioni sigurisht jo gojor por i faktuar. Nuk flet kotë e të bëjë një deklaratë të tillë të fortë. Është për t’u përgëzuar për guximin.

  3. O Malok, qofsh me te vertete, po javen tjeter ta tha hapur fare Bardhi, e sa per dhembet, nuk ka ngelur ai tia kujtoc ti i qelburi i gjerizit,,sekt,,.Me pare shihe ate surrat edepsez tendin e atij qe i ben fresk te tepruar, sepse je deficent shume mungesa ke ne llogjike per politiken, por dhe per persona kur na i permend ne komentet e perditsuara.Megjithate, ti nuk ben perjashtim nga patronazhistet, me prejardherjesi bira kurvi.Laje trurin, surratin, e ndergjegjen , te jeshe pak me kuptues se kujt po i sherbe.

    1. Malok jam, 24 karatsh, dhe super krenar per kete, megjithe konotacionin negative te kesaj fjale qe promovojne ca injorante qe Shqiperia ka teper. Me tej, edhe ti duhette lash gojen ore miku. Keshtu i flet mamit tend ti? Ignoramus.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *