• |
ide | kryesore

Foto/ Vrau 41-vjeçarin në Fier, identifikohet autori i krimit të rëndë

Arkiva


Pas atentatit me armë zjarri në Fier, ku mbeti i vrarë shtetasi Elton Javori, policia ka identifikuar autorin e ngjarjes dhe po punon për arrestimin e tij. Bëhet fjalë për shtetasin Agim Gashi, 35 vjeç.

Në një komunikatë thuhet se janë ngritur pika kontrolli.

“Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij. Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës. Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit”, sqaron policia.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *