• |
ide | kryesore

Inzaghi super-trajner, 100 gola në sezon e ylli i dytë, Lautaro pa limite e provokues: “Rinovimi? Firmos edhe nesër”

Sport
Lautaro


Lautaro Martinez ka dhënë një intervistë ekskluzive për Sportmediaset, ku ka konfirmuar dëshirën për të rinovuar kontratën: “Mungon fare pak. Firma në natën e Vitit të Ri? Shpresoj që nesër! Jam i qetë dhe i lumtur, ndihem mirë këtu dhe dua shumë të rinovoj”. Kapiteni i Inter, më pas, flet për fillimin e shkëlqyer të sezonit: “Sinqerisht e prisja edhe pse nuk e mendoja se do të ingranoheshim kaq shpejt. 12 lojtarë u larguan në verë, erdhën djem të jashtëzakonshëm që punuan mirë që nga dita e pare. Por nuk e prisja që të gjithë të integroheshim kaq shpejt”.

LAUTARO E YLLI I DYTË

Lautaro nuk dëshiron të zgjedhë mes një tjetër finaleje të Champions dhe titullit të yllit të dytë: “Gjithmonë kam thënë se e bëj këtë sport për të fituar. Është e vështirë të arrish të gjitha objektivat, por ne punojmë për këtë”. Juventus, rivali kryesor në kampionat? “Rruga është ende e gjatë, nuk ka përfunduar ende faza e parë. Ne duhet të vazhdojmë kështu sepse ka skuadra të tjera të forta si Milan dhe Napoli”.

KOMPLIMENTA PËR SIMONE INZAGHI

Duke folur për bardhezinjtë, Lautaro shpjegon se si përfundoi historia e bukur e zbuluar pak ditë më pare. Pas fitores së Juves në Monza në minutën e 94’, ai telefonoi teknikun Simone Inzaghi për ta pyetur nëse kishte rënë nga karrigia në golin e Gatti: “Nuk kishte rënë (buzëqesh, red.)… Trajneri është rritur shumë nga pikëpamja teknike dhe njerëzore. Një person i jashtëzakonshëm që u jep të gjithëve një shans. Nëse stërvitesh mirë atëherë mund të luash. Trajneri më i mirë? Sigurisht që ka bërë tre vite të pabesueshme këtu, duke fituar kupa dhe duke arritur në finalen e Champions. Kampionatet e munguara kanë mbetur aty, por tani jemi në garë të plotë.”

LAUTARO: SHËNOJ 100 GOLA

Sulmuesi argjentinas bën shaka kur pyetet nëse ka në mendje një objektiv për golat e sezonit: “Le të themi 100? (qesh, red.). Do të doja të shënoja shumë, por e rëndësishme është që Inter të fitojë. Objektivi im është të rritem në nivel çdo vit”. Për ta bërë këtë është ndihma e çmuar e shokut të tij të skuadrës Thuram: “Unë dhe ai si Eto’o dhe Milito? Jo, ata bënë historinë e Inter. Marcus mbërriti me shpirt të madh dhe ne do të bëjmë gjithçka për të ndihmuar ekipin deri në fund”.

Lexo më tej: Lautaro Martinez, dominuesi i Europës për mesatare minutë/gol: më mirë se Mbappé, Haaland e Kane

RINOVIMI ME INTER

Më në fund për rinovimin e kontratës deri në vitin 2028, që duket fare pranë: “Nënshkrimi? Është gati për mua, mungojnë vetëm disa detaje. Unë dua shumë të rinovoj, ndihem mirë këtu dhe familja është gjithashtu mirë. Njerëzit më duan dhe unë i dua ata. Klubi do të bëjë pjesën e tij, unë po bëj timen. Mbetet edhe pak, nuk ka problem, jam i qetë”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *