• |
ide | kryesore

Pogba, dorë e rëndë e prokurorisë: kërkohen katër vjet skualifikim për francezin

Sport
Pogba



Prokuroria e antidopingut ka kërkuar një dënim me katër vite për Paul Pogba. Francezi rezultoi pozitiv me dehidroepiandrosteron pas ndeshjes Udinese-Juventus më 20 gusht. Pogba u pezullua më 12 shtator, më pas u riafirmua më 6 tetor kur kundër-analiza konfirmoi rezultatin pozitiv. Kështu, asnjë marrëveshje për pranimin e fajësisë, në kundërshtim me atë që ishte përfolur javët e fundit. Mesfushori francez do të shkojë në gjyq, përpara gjykatës kombëtare antidoping.

Nëse ai do të pranonte përgjegjësitë e tij, dënimi mund të përgjysmohej dhe për këtë arsye të zbresë në dy vjet. Shumë do të varet nga aftësia e mbrojtjes së Pogba. Nëse nuk do të jetë në gjendje të bindë gjyqtarët se substanca është marrë pa vetëdije, numri 10 i Juventus rrezikon shumë.

Fillimisht kontrolli antidoping kishte zbuluar përdorimin e testosteronit, por kundëranaliza e bërë më 5 tetor rezultoi me dicka tjetër. Substanca e gjetur në trupin e francezit nuk ishte testosteron, por Dhea. Akronimi është ai për dehydroepiandrosterone, një hormon steroid natyral endogjen i njohur zakonisht si “hormoni i rinisë”. Bëhet fjalë sërish për një substancë të klasifikuar si doping dhe e ndaluar nga Ëada për rreth dhjetë vjet.

Lexo më tej: Pogba pozitiv, Juventus bën lëvizjen e parë: pezullohet pagesa, rroga e francezit më e ulët se te Kukësi

DIFERENCAT MES TESTOSTERONE E DHEA

Testosteroni dhe Dhea prodhojnë të njëjtat metabolitë dhe, në mungesë të një procedure specifike Ëada për klasifikimin e produktit, raporti përfundimtar përmban fjalët “testosteron dhe metabolitët e tij”. Megjithatë, falë identifikimit të atomeve të karbonit, u arrit të përcaktohet saktësisht substanca e dopingut gjatë kundër-analizës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *