• |
ide | kryesore

SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako

Lajme, Të fundit


SPAK ka mbyllur hetimet për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon dhe 9 të pandehurit e tjerë. Dosja është përcjellë pranë GJKKO-së me kërkesën e kalimit për gjykim, teksa Dako akuzohet për shpërdorim detyre në dy raste. 10 persona janë marrë të pandehur, ndërsa vetëm për Meri Semini është kërkuar nga prokuroria pushimi i çështjes.

Vangjush Dako u arrestua më 6 qershor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme me dyshimet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste. Rasti i parë ka të bëjë me dhënien e një leje ndërtimi në 2011 për një pallat, në lagjen nr 5, në qendër të Durrësit që u dëmtua nga tërmeti i 2019-ës. Pas verifikimeve dyshohet se pallati kishte 4 kate pa leje dhe legalizimi i godinës është kryer në shkelje të ligjit.

Rasti i dytë ka të bëje me një kallëzim për tenderin e shëtitores, me dëme që llogariten në 18 milionë lekë. Gjithsej bashkë me Dakon u lëshuan 10 urdhër arreste, 7 prej të cilave me arrest në burg dhe 3 në arrest shtëpie.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *