• |
ide | kryesore

Arrestimet /Inceneratori nuk është punë Taulanti

Arkiva, Blog, Të fundit



Arrestimet për inceneratorin e Tiranës, një hap i rëndësishëm drejt drejtësisë dhe përgjegjësisë që duhet të mbajnë të gjithë ata që kanë abuzuar me taksat e shqiptarëve dhe qytetarëve të Tiranës.

Korrupsioni në aferën korruptive 430 mln euro ka si kurorë të sajën inceneratorin e Tiranës. Kjo aferë nuk është një skeme e ideuar nga disa drejtorë të bashkisë Tiranë dhe disa burokratë të ministrive së bashku me Zoton dhe Mërtirin. Ajo është një aferë korruptive që ka prekur thellë të gjitha qelizat e qeverisjes qendore dhe vendore.

Nuk mund të zhbëjnë gjurmët e tyre duke u fshehur pas disa drejtorëve përgjegjësit e vërtetë që kanë qenë pas kësaj afere korruptive të inceneratorit të Tiranës. Vjedhja e mbi 300 mln euro nga inceneratori i Tiranës, monopoli disa qindra milionë euro i dhënë për inceneratorin e Tiranës, firma e vendosur mbi shkresën 9275/1 nga kryebashkiaku Veliaj, mungesa e thirrjes së Këshillit Bashkiak me një angazhim miliona euro duke shkelur hapur ligjin.

Të gjitha këto nuk janë punë Taulantësh as drejtorësh apo disa burokratëve të minsitrive. Përkundrazi, janë një dëshmi e një sistemi korruptiv që ka gërryer besimin, shpresën dhe taksat e shqiptarëve aq sa për të vjedhur ditën për diell dhe sy për sy pa turp mbi 430 mln euro nga taksat e shqiptarëve.

Tani, është koha që drejtësia të triumfojë mbi pandëshkueshmërinë. Koha të dëshmojë se askush nuk mund të jetë mbi ligjin. Koha të tregohet se askush që ndërton dhe blen media, pushtet dhe ndikim nuk mund të jetë mbi ligjin dhe llogaridhënien. Prandaj lipset që drejtësia të vendoset për të gjithë ata që janë përfshirë në këtë skandal, duke përfshirë edhe ata që krenohen si gjeli majë plehut për punë imagjinare edhe ata duhet të përballen me përgjegjësinë për veprat e tyre. Ndaj shpresoj dhe uroj që këto arrestime janë vetëm fillimi i një rruge të gjatë për mbase aferën më korruptive të 100 e kusur viteve në këtë vend.

Pasi inceneratorët janë në vetvete instalacioni i korrupsionit që personifikon thellësisht këtë mazhorancë dhe pushtetin e saj vendor.

Në fund, jo nga rëndësia, u bëj thirrje të gjithë atyre që sot janë të arrestuar që të bashkëpunojnë me drejtësinë. Koha që secili të korrë atë që ka mbjellur.

Marre nga Facebook i autores Jorida Tabaku



17 Comments

  1. 𝐒𝐏𝐀𝐊-𝐮 𝐦𝐨𝐬 𝐤𝐢 𝐟𝐫𝐢𝐤𝐞, 𝐤𝐲 𝐞𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐦𝐨𝐦𝐞𝐧𝐭𝐢 𝐣𝐮𝐚𝐣 𝐭𝐞 𝐛𝐞𝐡𝐞𝐧𝐢 𝐡𝐞𝐫𝐨𝐧𝐣 𝐭𝐞 𝐩𝐨𝐩𝐮𝐥𝐥𝐢𝐭, 𝐚𝐫𝐫𝐞𝐬𝐭𝐨𝐧𝐢 𝐕𝐞𝐥𝐢𝐚𝐣! 𝐍𝐮𝐤 𝐣𝐮 𝐯𝐣𝐞𝐧 𝐦𝐞 𝐤𝐲 𝐦𝐨𝐦𝐞𝐧𝐭, 𝐤𝐮𝐫𝐚𝐣𝐨 𝐛𝐞𝐧𝐢 𝐝𝐞𝐭𝐲𝐫𝐞𝐧 𝐦𝐞 𝐠𝐣𝐚𝐤𝐩𝐢𝐫𝐬𝐚 𝐪𝐞 𝐭𝐫𝐞𝐠𝐨𝐣𝐧𝐞 𝐟𝐨𝐫𝐜𝐞𝐧 𝐝𝐮𝐤𝐞 𝐮 𝐫𝐫𝐞𝐦𝐛𝐲𝐞𝐫 𝐭𝐞 𝐚𝐫𝐝𝐡𝐦𝐞𝐧 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐞 𝐩𝐨𝐩𝐮𝐥𝐥𝐢𝐭 𝐪𝐞 𝐤𝐚 𝐯𝐮𝐚𝐣𝐭𝐮𝐫 𝐤𝐚𝐪 𝐬𝐡𝐮𝐦𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐯𝐚𝐫𝐟𝐞𝐫𝐢𝐚! 𝐀𝐫𝐫𝐞𝐬𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐕𝐞𝐥𝐢𝐚𝐣 𝐞𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐫𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐪𝐞 𝐣𝐮 𝐜𝐨𝐧 𝐧𝐞 𝐡𝐢𝐬𝐭𝐨𝐫𝐢..

      1. Dumbabistat. Ate hall kan.
        Se po iku lali eri me pushime te sapku.
        Ca do thote te nesermen per Baben.
        Si do ta mbrojn?
        Aaa. Po. E dorzoj Rama.

      2. Kur flet kjo…manikina e Rames dhe e mazhorances..me vila dhe pasuri ngado….Tabak tabak balone sipas eres se interesave

    1. Nuk eshte pune Taulanti apo taulantesh por hoteli i tyre ne Durres flet per me shume . Sa per bashkpunimin mos harroni keta qe ne 2013 kane adaptuar kodin e heshtjes …. shperblimet per kete heshtje i gezojne se edhe SPAK nuk shkon me tutje se shperdorimi i detyres mefjithese e di shum mire qe shqiptaret duan parat ose pronat e vjedhura .

  2. Nuk eshte kaq e lehte qe nje drejtor bashkie te vjedhi 1 miliard leke mga taksat e qytetarve se i do qefi dhe se ashtu ka nje hall.

    1. Ueee po pse alda klosi me 500mijë euro ca të duket ty

      O lale kta jan zara që po han burg për shefat

      Ca spak vari karin thu

  3. Horra te pushtetit, ju nuk e dorezoni kollaj laliErin, jo, a e dini pse, se mbrapaterheq Ramen qe na shitet qelibar.Ne nje shtet te korruptuar koke kembe, eshte veshtire per drejtesine, e aqe me shume kur e komandojne po vete.Ne se, kjo drejtesi me aqe volume denoncimessh, te kish vepruar ne kohe, edhe opinioni per ate do ishte me i avancuar.Drejtesia propagandistike, me thermijezat e problemit, e qe nuk kap kokat e mafies, punon si oktapodi, andaj duhet qe me veprime kurajoze ligjore mos dallimi i posteve por me ligjin e kushtetuten, e ateher do themi se cdo gje poshkon ne vendin e vet.Keto jane deshira, per te patur pushtet serioz e normal, se sa te jene mafia e korrupsioni i tyre pa u goditur, cdo gje eshte vetem enderr e utopi.

  4. Ai që ka një farë ideje se si funksionon pushteti e di fortë mirë që asnjë e askush nuk mund të veprojë pa urdhërat zinxhir nga lart. Asnjë komision vlerësimi nuk fuqinë pos mori urdhër nga drejtuesit e lartë. Çdo gjë e veprim është mirë e organizuar. Spaku e di mirë këtë por problemi është pse nuk po vepron???

  5. VIDEO LAJM: Familja Berisha nën hetim, nusja kërcen me këngë ruse,po ju cecene te salihut e shpellkare te argites nuk pushoni se theni se spakun e ka kap rama,por faktet flasin ndryshe spakun e ka kapur amerika o morrat e kuq te salihut.

  6. titulli i videos ne youtube per pronen e vjedhur tek piramida

    “MVRDV and Albanian government builds the new “innovation center” on privat land without permission.”

    njelloje me karten e Katovices, mund te jete fiktive por situata eshte njelloje e vertet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *