• |
ide | kryesore

Donte të vriste vëllezërit Nela për hakmarrje, SPAK kërkon ekstradimin e Ismail Zenelit

Lajme, Të fundit



Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë kërkesën për ekstradimin nga Spanja të Ismail Zenelit i arrestuar pak dite më parë në këtë shtet. Mësohet se kërkesa është dorëzuar të martën së bashku me vendimin e gjykatës se Posaçme qe ka vendosur per te masen arrest me burg.

Ismail Zeneli është personi që donte të vriste vëllezërit Nela për hakmarrje pasi besonte se në vitin 2013 i kishin vrarë në sy të tij, vëllain me emrin e ndryshuar, Xhem Krasniqi, krim që kishte ndodhur në Britaninë e Madhe. Ai është arrestuar pardje nga autoritet spanjolle dhe për të është kërkuar ekstradimi.

Sipas SPAK, Ismail Zeneli është anëtar i grupit të Ervin Matës dhe Eralbi Breçanit për trafikun e drogës. Zeneli ka pasur rolin e porositësit dhe financuesit për blerjen e lëndës narkotike në vendin e origjinës (Brazil). Gjithashtu ai bënte të mundur nxjerrjen e lëndës narkotike nga porti i Valencias në momentin kur ajo arrin në këtë port e transportuar me kontenier.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *