• |
ide | kryesore

SPAK lëshon 15 urdhër-arreste, pranga drejtorit të Veliajt në bashki

Arkiva, Lajme, Të fundit
spak



SPAK ka lëshuar disa urdhër-arreste për aferën e inceneratorëve mbrëmjen e kësaj të premteje. LAPSI.al mëson se janë gjithsej 15 urdhra të tillë të cilët janë duke u zbatuar nga policia e Tiranës. Burime të lapsi.al thanë se një prej të arrestuarve është edhe Taulant Tusha, drejtor i Punëve Publike në bashkinë e Tiranës dhe që ka qenë një nga më të përfolurit në çështjen e inceneratorit të Tiranës.

Sipas të njëjtave burime, edhe të ndaluarit e tjerë janë zyrtarë të bashkisë. Emrat dhe detajet pritet të zyrtarizohen në vazhdim. Në dosjen e SPAK, Taulant Tusha është përmendur për kontaktet që ai ka mbajtur me Klodian Zoton.

Sipas dosjes “Më datë 17:5:2018 në orën 16:30 shtetësja Jonida Halili i ka përcjellë email shtetasit Taulant Tusha me titull “landfill” dhe ky email i është përcjellë nga Taulant Tusha shtetasit Klodian Zoto më datë 21:05:2018 ora 10.12. Bashkalidhur është një dokument tabelor me emërtimin “Plani i financimit të landfillit të Sharrës”. ©Lapsi.al

Lajm në përditësim…



17 Comments

  1. KUR DO U MBUSHET MENDJA MILITANTVE TE DY KRAHVE.
    QE. TE DYJA PALET E DUAN PUSHTETIN. VETEM PER TE GRABITUR.
    VETEM DREJTESIA ESHTE SHPRESA E KETIJ POPULLI.

  2. Ca spaku. Ca spaku.
    Kot fare. Ti arrestojn te gjith, pervec sali berishes.
    Se ai eshte i vetmi njeri ne bote pa gabime.

    1. Gabimet jane gabime e veprat penale jane vepra penale. Gjeji nje veper penale Berishes e fute ne burg. Kurse Ripjellka cdo dite nga 4-5 vepra penale, sundojne te qete ne nje popull dele.

  3. Pergjegjesia personale, thote lideri Mavi.

    Po 21 Janari sikur u be per pergjegjesi kolektive. U sulmua Kryeministria.
    Dhe i la ata fakirat lideri vetem e iku si legen.

  4. Edhe Lalit ia paskan honger dardhat krushqia, u gjet alibia,,,LALI del i paster, se as ka dit ur se cbejne keta drejtoret patronazhiste, prandaj spaku e ka frike Lalin.Po ato vendime, e firma keta prokurore nuk i shohin ne urdher zbatime, apo vendime, mire se dardhat kush i hengri, apo i ndau, ky, kllouni qe eshte strumbullari keshtu do ia hedhe .Kapeni Lalin, qe te ndillni RAMEfap,,,,,fapin e firmave te vjedhjeve.

    1. Sa vjellin ktu shume nuk behet vjale me per vjellje Po kto Jane krime te renda ekonomike Ku pak individe grabisin pasurine e te tereve dhe ju lene ketij vendi Biliarda borxhe dhe pazhvillim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *