• |
ide | kryesore

SHBA vë veton në Këshillin e Sigurimit të OKB për një armëpushim në Gaza

Arkiva, Lajme, Të fundit
armëpushim, OKB



Shtetet e Bashkuara vendosën të premten veton ndaj një rezolute të Kombeve të Bashkuara, të mbështetur nga shumica dërrmuese e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit dhe shumë vende të tjera, që kërkonte një armëpushim të menjëhershëm humanitar në Gazë. Votimi në këshillin prej 15 anëtarësh, rezultoi në 13 pro dhe 1 kundër, ndërsa Mbretëria e Bashkuar abstenoi. (Pro votoi edhe Shqipëria)

Zëvendësambasadori amerikan Robert Wood kritikoi këshillin pas votimit, për atë që e cilësoi dështim të tij, për të dënuar sulmet e Hamasit në Izrael dhe për të njohur të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur. Ai deklaroi se ndalimi i veprimeve ushtarake do t’i mundësonte Hamasin që të vazhdojë të sundojë e “të mbjellë farën për luftën e ardhshme”, sikurse tha ai.

Shefi i Kombeve të Bashkuara dhe shumë anëtarë të Këshillit të Sigurimit, bënë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar në Gazë, por Shtetet e Bashkuara përsëritën kundërshtimin e tyre pavarësisht një apeli të drejtpërdrejtë të diplomatëve arabë.

Ministrat e Jashtëm të Arabisë Saudite dhe vendeve të tjera kryesore arabe si dhe Turqisë, ishin në Uashington të premten në një mision të rrallë të përbashkët, për t’i bërë presion administratës Biden, që të heqë dorë nga kundërshtimi i saj ndaj një armëpushimi. Të premten pasdite ata pritet të takohen dhe me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken.

Gjatë fushatës ushtarake më shumë se dy-mujore të Izraelit janë vrarë më shumë se 17,400 njerëz në Gazë, 70% prej tyre gra dhe fëmijë si dhe janë plagosur më shumë se 46,000 vetë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të territorit palestinez, e cila thotë se shumë të tjerë janë bllokuar nën rrënoja. Ministria e drejtuar nga Hamasi, nuk bën dallim mes numrit të civilëve të vdekur dhe militantëve të Hamasit.

Rezoluta u paraqit në këshill nga Emiratet e Bashkuara Arabe, që kërkuan një armëpushim të menjëhershëm humanitar. Por deklarata më herët e zëvendësambasadorit amerikan në këtë këshill, Robert Wood, sinjalizoi qëndrimin kundër të Shteteve të Bashkuara. Zoti Wood kritikoi këshillin për mosdënimin e sulmit të befasishëm të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, gjatë të cilit militantët vranë rreth 1200 persona, kryesisht civilë, si dhe morën më shumë se 240 persona peng.

Ai tha se një armëpushim do ta linte Hamasin në krye të Gazës dhe mbi 100 persona që mbahen ende peng, në duar e grupit militant. Asnjë qeveri nuk do të lejonte një kërcënim të tillë, pas sulmit më të rëndë ndaj një populli ndër dekada, tha zoti Wood, duke theksuar se ndalimi i veprimeve ushtarake vetëm sa do të “mbillte farën për luftën e ardhshme, sepse Hamasi nuk ka dëshirë të shohë një paqe të qëndrueshme apo një zgjidhje me dy shtete”.

“Për këtë arsye, ndërsa Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht një paqe të qëndrueshme, në të cilën izraelitët dhe palestinezët mund të jetojnë në paqe dhe siguri, ne nuk mbështesim thirrjet për një armëpushim të menjëhershëm”, tha zoti Wood. /VOA



8 Comments

  1. Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU

  2. Dmth, Kombet e Bashkuara nje organizem vari leshin. Kur nje vend i vetem i shumezon me zero te gjithe vendet e tjera, athere ca kuptimi ka qe ekziston vota, apo ky organizem? Duhet te shkrihet nje minute e me pare sepse eshte nje ngrehine burokracie e panevojshme.

    Amerika dhe Anglia i kane duart me gjak ne dramen Palestineze qe ka filluar qe ne 1948 me Angline dhe vazhdon dekadat e fundit me Ameriken.

    1. Po mirë, atëherë për ju që kritikoni Amerikën,si duhet bërë?? Të vazhdojë Hamas e të bëjë ç’të dojë? Përse këshilli nuk bëri një rezolutë për dënimin e agresionit terrorist të Hamas që provokoi luftën me krime të civilëve izraelitë?? Apo me këtë veprim shkojnë në linjën ruse se për çdo gjë që bën Izraeli për të mbrojtur vetveten faji është i Amerikës dhe perëndimit. Dhe që këtë agresion e ka nxitur Rusia as që diskutohet për të hapur këtë front konflikti për të dobësuar perëndimin që mbështet Izraelin dhe kundërshton terrorizmin e Hamas.

  3. Kur vritet populli e femijet, nuk do te thote se po luftohet hasi, qe vertet kreu nje sul terrorist, e u denu, nuk eshte e vertet qe su denua.Por, te besh genocid, te rrafshosh qytete, tu ndalosh ujin, driten, buken, e ti shporresh nga shtepite e pasurite e tyre, kjo eshte aparteid, e pushtim mizor e kriminal, kur degjon qe jane vrare 7000 femije, si mendoni, ci thoni, mbrojtje,,,, jo kurre.Izrali vazhdon strategjine e zmadhimit te teritorit ne kurriz te popullit palestinez, kete po e tregon kjo lufte me prapaskena politike, per te keq ardhur kur edhe degjon, qe SH, B, A,ja voton kunder armepushimit,, e nga erdhi,,,, nga vendi qe e marrim shembull per demokracine, e si ruajtesit e paqes. Kesaj i thone te veshe duart ne koke, e te mendoc,,,,cfar po ndodh valle, mos ka devijuar politika Amerikane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *