• |
ide | kryesore

Sondazhi/ Gjysma e socialistëve thonë se korrupsioni në vend është ulur

Arkiva, Lajme, Të fundit
vend



Në mes të të gjithë të pyeturve nga Barometri në Euronews Albania, për perceptimin e lartë të korrupsionit në vend, ata që dallojnë në mes të këtij perceptimi janë votuesit e Partisë Socialiste. Rezulton se Socialistët janë shumica (50.4%) e atyre që mendojnë se në 5 vite korrupsioni në Shqipëri është ulur. 

Diferenca mes tyre dhe votuesve të Partisë Demokratike është shumë e madhe, këta të fundit zënë vetëm 8.9 % të të gjithë atyre që mendojnë se korrupsioni është ulur në 5 vite e fundit, në vendin tonë.

Ky trend i perceptimit të socialistëve vërtetohet edhe kur pyeten për eksperiencën e tyre të drejtëpërdrejtë krahasuar me 5 vite më pare. Edhe në këtë matje, ata janë shumica (56.2%) e atytre që mendojnë se korrupsioni është ulur.

Këto shifra të socialistëve rriten edhe më shumë kur pyeten: “Sa herë ka ndodhur vitin e fundit që familjarë apo të njohur të tyre kanë paguar rryshfet?” Socialistët janë 62 % e atyre që thonë “asnjëherë”.

Kur i pyet edhe për eksperiencën personale nëse kanë paguar rryshfet; 72.7% e atyre që thonë “asnjëherë” janë socialistë.

Barometri në Euronews Albania pasi mati besimin e qytetarëve për SPAK dhe institucioneve të reja të drejtësisë, të cilat rezultuan në nivelet më maksimale, këtë të premte solli opinionin e tyre për nivelin e korrupsionit në vend.

Gjetjet e javës së fundit, nga të dhënat e mbledhura në terren nga ekipi i Datacentrum, thonë se pavarësisht besimit maksimal tek SPAK dhe drejtësia, për qytetarët shqiptarë, korrupsioni në vend vazhdon të jetë në nivele shumë të larta.

Në total janë 82.1 % e qytetarëve që mendojnë se qeverisja është tërësisht e korruptuar apo ka shumë korrupsion. Në krahasim me një vit më pare, rënia e këtij perceptimi, është e ulët.

Në nëntor të 2021 perceptimi i qytetarëve për korrupsionin në qeverisje ka qenë afërsisht 10 pikë në përqindje më lart se sot, ose 91.8 % krahasuar me 82.1 %.

Këto matje, si për besueshmërinë tek SPAK-u ashtu edhe në perceptimin e korrupsionit, tregojnë qartazi se megjithë mbështetjen dhe besimin e qytetarëve, organet e reja të drejtësisë, ende nuk kanë arritur të kenë efekt të drejtpërdrejtë në uljen e nivelit të korrupsionit në Shqipëri. /Marrë nga Euronews Albania



9 Comments

  1. Korrupsion është kur merr diçka, një përqindje të vogël nga paratë e qytetarëve dhe kjo sot po ndodh më pak se më parë.
    Sot dominon GRABITJA, dmth regjimi perverso-rilindas përlan shumicën e parave dhe të pronave publike duke u lënë shqiptarëve vetëm ca thërrime.
    Prandaj socialistët nuk e kanë gabim kur mendojnë se është ulur korrupsioni në Shqipëri,

  2. Eshte ulur jo zhdukur.
    Tani. Qe nuk ka krahasim me te pakten 10 vjet me pare as qe diskutohet.
    Mos te harrojm. Qe fillonte 2 mij lekshi qe te roja te porta kryesore.

    1. Athere ishte 2 mije lekeshi, tani fillon me 20 mije lekesh. Jemi mire:) , eshte ulur korrupsioni.
      Rrofte rilindja e komunisteve.

  3. Na qenkan ngopur keta sektiste, e qenkan te kenaqur se eshte ulur korrupsioni, me sa duket e kane ulur kekesen ndaj ofertes, sepse kane cdegraduar edhe monedhat valute te huaja.O te cmendur, korrupsioni eshte ne mjekesi, gjyqesor, polici, ne cmimet e perditeshme qe rriten, ne taksa, ne karburant, e der tek mallrat e skaduara ushqimore qe ha ky popull, pa le ilacet, e nga do qe hedh hap e sy, vetem korrupsion.Kjo i ka dhene zhvillim sipas qeverise, kjo lufte per ta zhvilluar korrupsionin, e jo per ta zvogeluar se paku.levduesit jane kontigjente nga ata guaket, qe per hater te partise jane gati qe, pa buke, uje, drita rrine, ama,,, vetem partia e tyre te jete mire, e te mos kete sherr.Dhe thuaj pastaj se jemi ne demokraci.Vaj medet.

  4. VIDEO LAJM: Familja Berisha nën hetim, nusja kërcen me këngë ruse,po ju cecene te salihut e shpellkare te argites nuk pushoni se theni se spakun e ka kap rama,por faktet flasin ndryshe spakun e ka kapur amerika o morrat e kuq te salihut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *