• |
ide | kryesore

“Gruda? Nuk vendos unë por lojtari”: Sylvinho flet për talentin e Mainz dhe rrëfen planin që ka për Brojën

F1, Sport
Sylvinho


Koha për të menduar për lojtarët që do të marrë me vete në Gjermani. Sylvinho e di mirë se janë 6 muaj deri në eventin europian të 2024, por natyrisht që pritshmëritë i ka ndërtuar. E në të gjithë skenarët, pika kyçe rezulton të jetë Armando Broja. Shkodrani i Chelsea është emri i madh, i vetmi ndër ata që mund të përzgjidhen që nuk ka luajtur kurrë për teknikun brazilian.

Përplasja mes tyre është përgënjeshtruar disa herë, por Sylvinho dëshiron ta bëjë të qartë për t’i lënë të gjithë në paqe: “Po, është e vërtet që nuk ka asnjë problem, kam folur më shumë se një herë, edhe ai gjithashtu. Ai është një futbollist i fortë dhe i rëndësishëm, por vjen nga një dëmtim i rëndë dhe periudhe të gjatë rikuperimi. Ai ende ka një rrugëtim për të bërë, duhet të kujdeset për shëndetin e tij, për trupin e tij, pastaj të shohim. Ai ka nevojë për pak frymëmarrje tani, të zbresë në fushë, të luajë”.

Sylvinho e di shumë mirë llojin e sulmuesit që pret. E Broja është një nga armët nën mëngë, me të cilën braziliani shpreson të befasojë kundërshtarët: “Një futbollist si ai mund të luajë me çdo skuadër në botë, një sulmues i fortë, shënon, i ka të gjitha, por sigurisht edhe i ri. Kështu që duhet të luajë, të rritet si të gjithë të tjerët. Tani e rëndësishme se çfarë do të bëjë 4-5-6 muajt e ardhshëm te Chelsea në Premier League. Duhet të shfrytëzojë çdo mundësi, duke e bërë këtë për veten në radhë të parë, pastaj për ne”.

Lexo më tej: Nga Haaland te Xhaka, katër kombëtare duan të sfidojnë kombëtaren: Sylvinho nuk e do amerikano-latine

GRUDA, TALENTI QË I DUHET SHKËPUTUR GJERMANISË

Tekniku i kuqezinjve është përqendruar pastaj edhe te e ardhmja, duke konfirmuar kontaktet me talentin e Mainz Brajan Gruda. “E njoh futbollistin, por nuk është vetëm ai, janë shumë shqiptarë në Europë, në të gjithë botën. Kjo është pjesa e punës sonë që duhet të kuptojmë se cili është i duhuri. Në fund, nuk jemi ne që vendosim, vendos futbollisti. Se ai, ndonjë tjetër, apo shumë të tjerë që duan të luajnë për Shqipërinë, Kombëtarja i ka gjithnjë dyert e hapura. Janë shumë shqiptarë, por e njoh djaloshin, është mëngjarash, luan me Mainz në Gjermani në Bundesligë, por siç e thashë janë edhe shumë të tjerë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *