• |
ide | kryesore

Po shkarkonte inerte në rrugë, nën hetim 56-vjeçari në Dhërmi

Lajme, Të fundit


Një 56-vjeçar është vënë në hetim në Dhërmi pasi u kap duke shkarkuar inerte në afërsi të një aksi rrugor. 56-vjeçari po shkarkonte inertet që kishte transportuar me kamion në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Perivolos”, duke ndotur kështu mjedisin dhe ajrin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet procedurale në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin F. K., 56 vjeç, banues në Dhërmi.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *