• |
ide | kryesore

Tentoi të korruptonte punonjësin e policisë rrugore, procedohet penalisht i riu në Fier

Lajme, Të fundit



Një 28-vjeçar është proceduar penalisht pasi tentoi të korruptonte një punonjës të policisë rrugore. I riu u ndalua për xhamat e zinj të makinës së tij. Për të shmangur masën administrative, drejtuesi i automjetit ka tentuar të korruptojë punonjësin e policisë, duke i ofruar një shumë parash.

Njoftimi i policisë:

Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore, me qëllim shmangien e masës administrative, procedohet penalisht 28-vjeçari.

Gjatë kontrolleve parandaluese, shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Fier kanë ndaluar për verifikim, automjetin me drejtues shtetasin M. R., pasi është konstatuar duke drejtuar një automjet me xhama të zinj.

Me qëllim shmangien e masës administrative, drejtuesi i automjetit ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë, duke i ofruar atij një shumë parash.  Në vijim të veprimeve, u referuan materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për shtetasin M. R., për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.



1 Comment

  1. T’ja thyente xhamat o rop qira police.Ashtu ka dale nga fabrika,uzina a pidhi kurves,t’ja vinte xhama dritaresh..Keta nuk jane nebinaret hic

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *